Koronavirusi: çast pas çasti
Edhe dy raste me koronavirus në Kosovë, numri shkon në 30
Ka shkuar në 30 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.
Edhe dy raste pozitive u konfirmuan sonte.
Dy rastet pozitive të sotme janë raste me vendbanim nga Gjilani, njeri i gjinisë mashkullore me moshë 20-vjeçar dhe tjetra e gjinisë femërore e moshës 36-vjeçare.
Lexoni të plotë komunikatën nga IKSHPK:
Sot, më 21.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 104 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe gjashtë prej tyre janë pozitive (katër raste në testimin e parë dhe dy raste në testimin e dytë).
Dy rastet pozitive janë me vendbanim nga Gjilani, njeri i gjinisë mashkullore me moshë 20 vjeç dhe tjetra e gjinisë femërore e moshës 36 vjeçe.
Nga data 08.02.2020 deri më 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë raste kanë rezultuar pozitive.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 21 mars 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 298.305 raste të COVID-19 me 94.624 të shëruar dhe 12.836 raste të vdekjes. Numri më madhi rasteve raportohet nga Kina (81.008), Italia (53.578), Spanjë (25.374), SHBA (22.738), Gjermani (21.854), Irani (20.610), Francë (12.612), Zvicër (6.373), Mbretëri të Bashkuar (4.094), Holandë (3.631), Austria (2.847), Belgjikë (2.815), Turqi (670), Greqi (530), Slloveni (383), Kroaci (206), Serbi (171), Maqedoni e veriut (85) dhe Shqipëri (76).
Deri më 21 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (4.825), Spanjë (1.378), Francë (450), Mbretëri të Bashkuar (233), Holandë (136), Gjermani (77), Belgjikë (67), Greqi (13), Danimarkë (13), Turqi (9), Austri (8), Luksemburg (8), Poloni (5), Hungari (4), Bullgari (3), Shqipëri (2), Serbi (1), Kroaci (1) dhe Slloveni (1).
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO JUA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË T’ JU NDIHMOJMË SHUMË!
E-Diaspora
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë














