Koronavirusi: çast pas çasti
Organizata Botërore e Shëndetësisë rrëzon disa mite të përhapura
Organizata Botërore e Shëndetësisë “WHO” ka rrëzuar mitet më të përhapur, të cilët mund të rrezikojnë shtrirje më të gjerë të virusit
Teksa lajmet për COVID-19, shtohen bashkë me rritjen e rasteve të personave të prekur nga virusi, është e lehtë të besojmë informacion të pavërtetuar shkencërisht, ose “mite” sesi të mbrohemi nga virusi që shkakton sëmundjen.
Organizata Botërore e Shëndetësisë “WHO” ka rrëzuar mitet më të përhapur, të cilët mund të rrezikojnë shtrirje më të gjerë të virusit.
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri (PNUD) ka publikuar informacionin e OBSH-së, cipas së cilës:
COVID-19 mund të transmetohet në zona me klimë të ngrohtë dhe me lagështi.
Nga provat e deritanishme, virusi që shkakton COVID-19 mund të transmetohet në të gjithë zonat.
Koha e ftohtë dhe bora nuk mund ta vrasin koronavirusin.
Nuk ka asnjë arsye për të besuar se moti i ftohtë mund të vrasë kornavirusin e ri. Temperatura normale e trupit të njeriut mbetet rreth 36.5 °C deri 37 °C, pavarësisht nga temperatura e jashtme ose moti, transmeton ATSH.
Dushi i nxehtë nuk parandalon sëmundjen e shkaktuar nga koronavirus.
Dushi i nxehtë nuk do e pengon infektimin nga COVID-19. Temperatura juaj normale e trupit mbetet rreth 36.5 ° C deri 37 ° C, përcjell albinfo.ch.
Pickimi i mushkonjave nuk përbën një mënyrë infektimi me koronavirus.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion dhe provë që sugjerojnë se Koronavirusi i ri mund të transmetohet nga mushkonjat.
Spërkatja e trupit me alkool ose klor nuk mund ta vrasi koronavirus.
Spërkatja e alkoolit ose klorit nëpër trup nuk do të shkatërrojë viruset që tashmë janë në trupin tuaj.
Hudhra nuk e parandalon infektimin me Koronavirus.
Hudhra është një ushqim i shëndetshëm që mund të ketë disa veti anti-mikrobike. Megjithatë, nuk ka asnjë provë nga përhapja e tanishme se ngrënia e hudhrës ka mbrojtur njerëzit nga infektimi.
Coronavirus nuk prek vetëm njerëzit në moshë.
Njerëzit e të gjitha moshave mund të infektohen nga Coronavirusi i ri (2019-nCoV). Njerëzit e moshuar dhe njerëzit me probleme mjekësore të mëparshme (të tilla si astma, diabeti, sëmundjet e zemrës) duket se janë më të predispozuar ndaj infektimit të rënd me virusin.
Antibiotikët nuk janë të efektshëm në shërimin e COVID-19.
Antibiotikët nuk funksionojnë kundër viruseve, vetëm baktereve. Megjithatë, nese trajtoheni për COVID-19 mund t’ju japin antibiotik, pasi infeksione bakteriale të njëkohësishme janë të mundshme.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













