Shqipëria
Qytetarët do të rimbursohen 100% nga anulimi i fluturimeve drej Italisë
Të gjithë qytetarët që kanë blerë një biletë në drejtim të Italisë, do të kenë të drejtën të marrin një biletë të re të mëvonshme nga ana e kompanisë ose të kërkojnë rimbursim me çmim të plotë të biletës.
Është bërë e ditur se të gjithë qytetarët që kanë blerë një biletë në drejtim të Italisë, do të kenë të drejtën të marrin një biletë të re të mëvonshme nga ana e kompanisë ose të kërkojnë rimbursim me çmim të plotë të biletës. Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar të gjithë qytetarët, të cilët janë prekur nga anulimi i fluturimeve në kuadër të masave parandaluese kundër COVID-19, do të mund t’i drejtohen kompanisë me kërkesë të shtyrjes së fluturimit për në një moment të dytë ose të kërkojnë dëmshpërblim, përcjell albinfo.ch.
Duhet theksuar se për të përfituar të drejtën e tyre, në një nga mënyrat e detajuara më sipër, pasagjerët duhet të vendosin kontakt me kompaninë ajrore me email ose telefon. Ndërkohë, në rast se kompania nuk u përgjigjet pasagjerëve, ata kanë të drejtë t’i drejtohen Autoritetit të Aviacionit Civil, në cilësinë e autoritetit kompetent për zbatimin e udhëzimit të të drejtave të pasagjerëve.
AAC, pas marrjes së njoftimit eventual (reklamimit të problematikës me një nga kompanitë) nga pasagjeri, menjëherë do të marrë masa të nevojshme për të siguruar respektimin e të drejtave të tyre dhe do të mbajë çdo pasagjer të informuar për statusin e çështjes së tyre. Adresa ku duhet të kontaktohet me autoritetin është [email protected]. Përfitojmë nga ky komunikim për t’u bërë edhe një herë thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë këshillat parandaluese të dhëna nga autoritetet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19″, njofton Autoriteti i Aviacionit Civil. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













