Lajme
Kosova ndalon fluturimet nga Italia e Veriut për shkak të koronavirusit
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar anulimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve që vijnë nga Italia e Veriut, për shkak të koronavirusit.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, ku shkruan se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka rekomanduar ndalimin e këtyre fluturimeve.
“Sot, në ora 12:40 kemi pranuar rekomandim emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë për anulimin e të gjitha fluturimeve që vijnë nga zonat epidemike të Italisë së Veriut – si refleksion i karantinës së vendosur nga qeveria italiane në betejën kundër koronavirusit. Si rrjedhojë, kam kërkuar anulimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve që vijnë nga kjo zonë epidemike, e cilësuar si zonë me risk tē lartë. Fluturimet janë ndërprerë”, ka shkruar Abdixhiku.
Abdixhiku ka shtuar se është në kontakt me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe atë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, për të koordinuar kontrollin në aeroportin “Adem Jashari”.
“Ndjejmë keqardhje për masat e marra – por në situatën e tanishme nuk kemi alternativë. Jam në kontakt të ngushtë me ministrin e Shëndetësisë, Vitia dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Konjufca, për të koordinuar kontrollin në aeroport dhe asistencën eventuale ndaj udhëtarëve në zonat e rrezikshmërisë së lartë”, ka shkruar Abdixhiku.
Cila është gjendja në Itali?
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka thënë se së paku 16 milionë banorë janë vendosur në karantinë në rajonin e Lombardisë dhe në 14 provinca të tjera deri në fillim të prillit.
Masat e ashpra të izolimit do të bëjnë që në pjesën veriore të shtetit të mbyllen palestrat, pishinat, muzetë dhe qendrat e skijimit. Të ndaluara do të jenë edhe tubimet me rastin e martesave apo varrimeve.
Italia është vendi më i goditur evropian nga koronavirusi dhe vetëm të shtunën i raportoi 49 viktima të reja, shkruan “BBC”.
Masat e reja, të cilat e përfshijnë edhe qendrën financiare, Milanon, dhe vendin e famshëm për turistë, Venecian, do të qëndrojnë në fuqi deri më 3 prill.
Numri i viktimave në Itali ka shkuar në mbi 230. Vetëm në 24 orët e kaluara, autoritetet raportuan për 50 persona të vdekur. Ndërkohë numri i të infektuarve u rrit për më shumë se 1200, duke shkuar në 5883.
Askush nuk do të ketë të drejtë të hyjë apo të dalë nga rajoni i Lombardisë, ku banojnë 10 milionë njerëz, përpos rasteve emergjente. Milano është qyteti më i madh në këtë pjesë.
Në këto masa përfshihen edhe rajonet e Venecias, parmës dhe Modenës, me ç’rast preken rreth 16 milionë njerëz, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













