Lajme
Vaksina kundër COVID-19, gati për “përdorim urgjent” në prill
Shkencëtarët kinezë thotë se vaksinat e para kundër koronavirusit mund të jenë gati për “përdorim urgjent” muajin tjetër. Një zyrtar i lartë kinez i shëndetësisë tha se vendi po lëviz me shpejtësi përpara për prodhimin e vaksinave kundër virusit vdekjeprurës që ka infektuar më shumë se 100 mijë vetë në botë e shkaktuar mbi 3 mijë të vdekur.
“Sipas vlerësimeve tona, shpresojmë se në muajin prill,] disa nga vaksinat do të hyjnë në hulumtime klinike ose do të përdoren në situata emergjente”, tha Zheng Zhongwei, drejtor i Qendrës për Shkencë e Teknologji në Komisionit Kombëtar të Shëndetit.
Zheng tha se në këtë proces janë përfshirë me dhjetëra institucione kineze që kryejnë kërkime me qëllim zhvillimin e vaksinave kundër virusit dhe shtoi se zhvillimi i llojeve të ndryshme të vaksinave po ecën përpara.
Zhvillimi i vaksinave që janë të sigurta dhe efektive kërkon kohë, investime dhe rezultate të mira shkencore. Për një sëmundje si ajo që shkakton COVID-19, procesi është edhe me më shumë sfida. Vetëm testimi mbi sigurinë dhe efikasitetin e saj do të kërkonte nga 12 në 18 muaj kohë ose më shumë, thonë zyrtarët.
Sipas ligjit kinez, vaksinat e prodhuara për raste urgjente që lidhen me shëndetit publik mund të përdoren në kushte të përcaktuara dhe nëse Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore vlerëson se përfitimet e trajtimit me këtë vaksinë i tejkalojnë rrisqet.
Zoti Zheng nuk sqaroi se cilat janë kushtet kur mund të përdoret kjo vaksinë tek njerëzit. Kina njoftoi në fund të muajit shkurt se mund të fillojë provat klinike në prill.
Në SHBA me një ritëm rekord, kompania e bioteknologjisë “Moderna” me bazë në shtetin e Masaçusetsit ia ka dërguar vaksinën e saj kundër koronavirusit muajin e kaluar Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, për të filluar testimin e vaksinës te njerëzit.
Shkencëtarët thonë se bota ka ende një rrugë të gjatë në garën për të gjetur një vaksinë kundër COVID-19.
Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, tha gjatë një konference së fundmi në Shtëpinë e Bardhë se i gjithë procesi i miratimit të një vaksine efektive do të zgjaste të paktën një vit, transmeton VOA, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor














