Shqipëria
Dhoksati, fshati i bukur piktoresk, me projekt të ri italian
Në Dhoksat të Lunxhërisë banorët janë mbledhur për t'u dakordësuar rreth ngritjes së një modeli të një fshati turistik sipas eksperiencës së Albergi Difussi, i realizuar me sukses më parë në Itali dhe në disa vende të rajonit.
Peizazh i bukur natyror, vend i pastërt dhe me shtrirje të mirë gjeografike bëjnë që Dhoksati të jetë ndër fshatrat me pamjen më të bukur në Shqipëri.
Po të hysh në rrugën në të cilën lidhet fshati i bukur, vërehet një natyrë magjepsëse me bukuritë e saj, ajër të pastër, vend karakteristik me male, pastërti dhe të gjitha këto ofrojnë një pamje të larmishme dhe të jashtëzakonshme, shkruan albinfo.ch.

Së fundmi, në Dhoksat të Lunxhërisë banorët janë mbledhur për t’u marrë vesh rreth ngritjes së një modeli të një fshati turistik sipas eksperiencës së Albergi Difussi, i realizuar me sukses më parë në Itali dhe në disa vende të rajonit.
7 apo 8 shtëpitë e para do të restaurohen sipas stilit lokal me ndihmën e Risi Albenia, në bashkëpunim me me organet kompetente.
Qëllimi i gjithë kësaj është ngritja e një fshati turistik sipas stilit dhe modelit italian, që vite më parë pati shumë suksese në Itali dhe në disa vende të rajonit.

Sipas njohësve të fushës së turizimit, kjo cilësohet një punë e mirë në shumë aspkete dimensionale, sepse në radhë të parë ky fshat i braktisur do të bëhen më tërëheqës me pamjen e tij, për t’i rikthyer banorët që kanë ikur nga ky fashat, pastaj zhvillimi i turizmit dhe përfitimet ekonomike që mund të sjellë ky projekt.

Përveç kësaj, Instituti i Monumenteve të Kulturës ka hartuar projektin për restaurim e kroit me bendin në Çetën e Mesme, në fshatin Dhoksat, Gjirokastër.
Projekti i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve parashikon ndërhyrje restauruese në objekt, si dhe rikonceptimin e ambientit përreth monumentit, në shërbim të vizitorëve.
Fshati Dhoksat i njësisë administrative Lunxhëri, pjesë e Bashkisë Gjirokastër, është përzgjidhur për t’u përfshirë në programin zhvillimor të 100 fshatrave të Shqipërisë për turizëm rural.

Dhoksati konsiderohet fshat “i lavdëruar nga Zoti”, i çmuar për bukuritë, pjellorinë e tokës, frutikulturën, vreshtat, pyjet e kullotat dhe burimet e kristalta.
Dhoksati është një nga fshatrat më piktoreske të krahinës së Lunxhërisë. Fshati ka në listën e monumenteve edhe disa kulla dhe banesa. Përveç kostumit të rrallë popullor “lunxhe”, ka dhe traditën shekullore të ndërtimit të urave dhe krojeve.

E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













