Shqipëria
Shqipëria e papërgatitur, 3 masat urgjente për koronavirusin

Mjeku Edvin Prifti e sheh Shqipërinë të papërgatitur për të përballuar koronavirusin. Sipas tij, vendi ynë nuk ka marrë as masat më urgjente. Prifti deklaroi në “Facebook” se autoritetet duhet të mendojnë më seriozisht sesi do t’i dilet mbanë nëse virusi vdekjeprurës futet edhe në Shqipëri.
“Masat drakoniane që janë marrë në vendin e origjinës të këtij infeksioni viral dhe që po shoqërohen me masa akoma edhe më të ashpra në vendet pranë duhet të na bëjnë të mendojmë akoma edhe më seriozisht se si duhet të përgjigjemi në këto kushte. Mendoj që gjithmonë ka momente relaksi dhe llafesh, proklamatash, por kur ndodhemi përballë fataliteteve të mundshme duhet një seriozitet i jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm i çdo strukture.”
Tre janë masat që për doktorin Edvin Prifti duhet të merret urgjentisht. Sipas tij, si fillim duhet të jepet mundësia që diagnostikimi të kryhet në kohë sa më të shpejtë.
“Dje po interesohesha dhe mu tha nga një prej specialistëve tanë më të mirë të sëmundjeve infektive që real time PCR me kitet e koronavirus është kërkuar nga laboratori i mikrobiologjisë në QSUT dhe nuk është realizuar pasi PPP nuk e parashikon. Sigurisht që dikushi do justifikohet që kjo është një emergjencë dhe e re! Pikërisht këto raste duhet të parashikohen në çdo rast. Pra justifikimi është i pajustifikueshëm.”
Profesor Prifti po ashtu kërkoi që njerëzit të njihen me kushtet e karantinave për të ditur se ku do të qëndrojnë nëse preken nga virusi.
“Asgje nga fronti i lindjes. Nuk dimë se si, ku, në ç’kushte. Mos na duket çudi, pasi mund të jetë secili prej nesh kandidat për në karantinë dhe mendoj që njerëzit duhet të jenë në dijeni të gjithçkaje. Sugjeroj që karantina duhet treguar dhe demonstruar. Ndonjë mjek që ka deklaruar që karantinat janë sekrete thotë veç një absurditet të panevojshëm, përcjellë albinfo.ch
Ndërsa si masë të tretë urgjente ai renditi ventilimin mekanik ose oksigjenin artificial për trajtimin e të prekurve.
“Këta të sëmurë në fund të tyre kanë nevojë për ventilim mekanik të drejtuar ose oksigjenim artificial. Përsa i përket ventilimit mekanik, me Shqipëri ne kemi vetëm 140 ventilatorë mekanikë, këtu përfshirë edhe strukturat private që do të thotë, që sikur t’jua mohojmë ventilimin mekanik gjithë të sëmurëve të tjerë atëherë vendi ynë mund te trajtojë vetëm 140 të sëmurë njëkohësisht. Oksigjenimi artificial që ka të bëjë me një aparat tjetër që quhet Extracorporeal membrane oxygenator ose ECMO të cilin kemi vite që e kërkojmë me ngulm në kardiokirurgji por sidomos pas epidemisë së H1N1 si e vetmja alternativë për të mbajtur në jetë këta të semure, nuk ka asnjë aparat të tillë në Shqipëri.”
Frika për futjen e koronavirusit në Shqipëri u shtua pasi në Itali vdiqën dy të infektuar. Po ashtu, numri i të prekurve u rrit në 50.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA Nëntoger Vesa Ibrahimi, ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues në ShBA dhe është bërë femra...
-
Zhdukja e 13-vjeçares Arta Hajzeraj në Gjermani, Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor