Kosova
Rëndësia e diasporës shkencore në zhvillimin e vendit
Në takimin e profesionistëve mjekësorë janë të përfshirë mjekë shqiptarë me veprimtari profesionale në Diasporë dhe nga Diaspora që janë kthyer në atdhe.
Sot po zhvillohet Takimi i Mjekësisë në Diasporë, një takim i veçantë dedikuar profesionistëve në fushën e mjekësisë, përfshirë mjekë shqiptarë me veprimtari profesionale në diasporë dhe mjekë nga diaspora që janë rikthyer në vendin e origiinës. Ky takim zhvillohet për herë të parë nga Agjencia Kombëtare e Diasporës, në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.
Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, në fjalën përshëndetëse falënderoi pjesëmarrësit për prezencën e tyre në takim, duke theksuar rëndësinë që ka diaspora shkencore në zhvillimin e vendit. “Anëtarët e Diasporës vazhdojnë të kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe institucionale jo vetëm me rikthimin e tyre në Shqipëri, por edhe përmes “kthimit virtual”. Bashkëpunimi me kolegët e tyre në vendin e origjinës krijon një sinergji profesionale e institucionale me rrjetet dhe shoqatat e profesionistëve në vendet e Bashkimit Europian, SHBA, e vende të tjera të zhvilluara”, u shpreh ministri Majko.
Këtë aktivitet me rëndësi të veçantë e përshëndeti edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu, e cila e vlerësoi rikthimin e disa prej mjekëve në Shqipëri për të kontribuar në vendin e tyre me patriotizëm dhe sakrificë. “Janë modelet më të mira që na bëjnë krenarë dhe ne duhet të vijmë me një paketë mbështetjeje për rikthimin e mjekëve në Shqipëri”, u shpreh ministrja.
Gjithashtu, dy personalitete të njohuara të fushës së mjekësisë, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Arben Gjata dhe Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Dr. Fatmir Brahimaj, përshëndetën këtë takimi duke theksuar rëndësinë që ka angazhimi i Diasporës shqiptare në veprimtarinë akademike si mbështetja me zbatimin e projekteve apo në mësimdhënie.
Diskutimet po vijojnë me zhvillimin e dy paneleve: “Politikat dhe programet e punësimit në sektorin e shëndetësisë” dhe “Inovacionet në shëndetësinë shqiptare dhe raste suksesi”.
E-Diaspora
-
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër Nëse je inxhinier, arkitekt, profesionist, student apo i angazhuar në një fushë teknike, shkencore ose profesionale,... -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani -
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar














