Gruaja
Mjekja psikiatre në Zvicër: Si t’i dalloni psikopatët përreth jush?
Psikopatët janë të ftohtë emocionalisht dhe kanë mungesë empatie (bashkëndjenje, dhembshurie). Pra shfaqin ndjenja shumë sipërfaqësore.
Dr. Valbona Hysenaj Miftari është kryemjeke pranë Departamentit të Varësisë në Klinikën Psikiatrike në Brugg të Zvicrës, qendër kjo akademike e Universitetit Shtetëror të Cyrihut. Valbona, ndryshe është pjesë e kryesisë së Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër.
Ajo ka shkruar një shkrim me të cilin u sqarohet njerëzve se si ta dallojnë një psikopat. Në vazhdim, shkrimi i saj: Njerëzit sot e kanë më vështirë se kurrë t’i dallojnë psikopatët nga njerëzit e zakonshëm, ngase edhe shumë njerëz që hiqen si të shëndoshë mendërisht në fakt po humbin vlerat shpirtërore e etike.
Psikopatët nuk mund t’i dallojnë aq shpejt as ekspertët e shëndetit mendor.
Një definicion i shkurtër i psikopatisë: Psikopatia konsiderohet një formë ekstreme e çrregullimit disocial të personalitetit. Çrregullimi megjithatë nuk mund të përcaktohet lehtë si dhe të dallohet lehtë nga çrregullimi disocial i personalitetit. Si tek psikopatia ashtu edhe tek çrregullimi disocial i personalitetit njerëzit tregojnë sjellje disociale. Por psikopatët janë më të dëmtuar emocionalisht. Në diagnozë diferenciale me psikopatinë hyn edhe çrregullimi narcistik i personalitetit.
Simptomet:Psikopatët janë të ftohtë emocionalisht dhe kanë mungesë empatie (bashkëndjenje, dhembshurie).
Pra shfaqin ndjenja shumë sipërfaqësore.Psikopatët gënjejnë, mashtrojnë dhe shfrytëzojnë me shkathtësi njerëzit rreth vetes. Ata kanë aftësi karizmatike dhe kështu arrijnë të joshin sidomos personat e padjallëzuar. Janë mjeshtër të mëdhenj në këto veprime.
Ata i karakterizon mungesa e ndjenjës së fajit dhe pendimit.Ata vetëvlerësojnë veten në mënyrë të ekzagjeruar, kanë uri të papërshkruar për t’u dukur të fortë dhe për të ushtruar fuqi mbi të tjerët. Ata ndjejnë kënaqësi kur vuan viktima e tyre.Parapëlqejnë të jetojnë në kurriz të të tjerëve (por ka shumë që janë shumë ambiciozë dhe që nuk zgjedhin mjete për të arritur në pozita të larta).
Kjo ua forcon edhe më tutje egocentrizmin e tyre dhe falë pozitës së tyre si dhe mirëqënies materiale, arrijnë të ushtrojnë fuqinë e tyre dhe të mbajnë të tjerët nën kontrollë.Këta nuk mund t’i kontrollojnë sjelljet e tyre nëse atyre nuk iu shkon diçka për shtati. Mungesa e kontrollit të impulseve vërehet qysh në moshën e hershme sidomos në moshën e adoleshencës.Psikopatët ndërrojnë shpesh partnerët seksualë.
Ata arrijnë t`i tërheqin shpejt partnerët me sjelljet e tyre manipulante, me komplimente, dhurata e premtime. Sapo partneri bie pre e mashtrimeve të tyre, marrëdhënia ndryshon rrënjësisht. Psikopatët nuk kujdesen më për partnerët e disa bëhen agresivë dhe të dhunshëm.Ata janë jashtëzakonisht të gatshëm të ndërmarrin rreziqe dhe të sillen në mënyrë të papërgjegjshme dhe të paskrupullt për t’i arritur qëllimet e veta, madje të bëhen kriminelë dhe vrasës. Kjo është forma më e rëndë e psikopatisë.
Pra psikopatin e karakterizojnë një grup simptomash me intensitet të ndryshëm tek personat e ndryshëm, megjithatë elementi thelbësor dallues është ftohtësia emcionale, mungesa e bashkëndjenjës dhe aftësia e madhe manipulative.Andaj të jeni të kujdesshëm dhe skeptikë kur takoni njerëz të tillë! /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës Arsyet e ikjes së mantelbardhëve janë të shumta, por ato kryesisht lidhen me çështjet financiare, deri... -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit -
Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake -
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









