Lajme
Borrelli: Në mars publikohet emri i përfaqësuesit evropian në dialogun Kosovë-Serbi
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka paralajmëruar se do të nisë konsultimet me ministrat e vendeve anëtare rreth emërimit të një përfaqësuesi të posaçëm, i cili do të ketë detyrë lehtësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Nga burimet diplomatike të Radios Evropa e Lirë mësohet se Borrelli ka paralajmëruar të hënën planet që ka në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.
Ideja e tij është që në takimin e radhës, mundësisht në muajin mars, të bëhet publik propozimi konkret me emrin e personit, të cilit do t’i besohet kjo detyrë.
Edhe pse ende nuk konfirmojnë emra, burimet diplomatike thonë se ai do të jetë ministri aktual i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak.
Borrell dhe Lajçak kanë zhvilluar të hënën një takim biletaral në Bruksel në margjinat e takimit të Këshillit.
Një ditë më parë, Borrelli ka dhënë sinjale se dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të nisë shpejt.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Borrelli thotë se tani Kosova ka qeveri të re dhe se pret që dialogu të nisë.
“Qeveria e Kosovës është formuar një javë më parë. Kosovarët nuk kanë pasur qeveri dhe nuk kanë mundur që të nisin bisedimet, por tani kanë qeveri”, ka thënë Borrelli.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar pas taksës së vënë nga autoritetet e Kosovës në mallrat serbe në nëntor të vitit 2018.
Dialogu për normalizim të marrëdhënieve në mes të këtyre dy vendeve ka nisur më 2011 me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në Bruksel, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











