Lajme
Kosovari zgjedhet Inovatori i Vitit 2020 në SHBA nga gazeta prestigjioze e biznesit
I përkushtuar që refugjatëve t'u jap një shans, sepse një e tillë i’u dha vet atij nga amerikanet, kështu Shkëlqim Kelmendi është bërë një storie suksesi në SHBA
Është bërë e ditur se kosovari, Shkëlqim Kelmendi, i cili ka lindur në qytetin e Pejës dhe më pas ka emigruar në Shtetet e Bashkuara prej vitesh, është zgjedhur zyrtarisht si një Inovator i Vitit 2020 nga Gazeta prestigjioze e Biznesit “Puget Sound” për punën në Konektorin e Strehimit, raporton albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Kelmendi, duke u shprehur se është i nderuar për këtë përzgedhje.
“Jam shumë i nderuar që jam përzgjedhur si inovator i vitit 2020 nga Puget Sound Business Journal për ndikimin që ka bërë Housing Connector në komunitetin tone, tha ai.

Shkëlqim Kelmendi, është drejtor ekzekutiv i Lidhësit të Strehimit, për të ndihmuar njerëzit në Qarkun King që kanë nevojë për strehim, duke ndryshuar cilësinë jetës së tyre dhe punon në Bankën e Rezervave Federale në Dallas të SHBA-së, ndërkohë është aktiv në organizime të ndryshme që bënë komuniteti shqiptar në Amerikë, shkruan albinfo.ch.
Shkëlqim Kelmendi ka emigruar në SHBA në vitin 1999-të, gjatë luftës që po zhvllohej në Kosovë, ku familja e tij ishte e detyruar të emigronin atje, shkaku i luftës.
Vite më pare ai kishte treguar se emigrimi ishte një shans që të rritemi në një komunitet të sigurt me mundësi për arsimim të mirë si dhe të përjetonim ndjenjën e lirisë. Ai ka treguar se së pari shkuan në Dallas pa ditur fare gjuhën angleze duke u përballur vazhdimisht me vështirësi. Por në vitin 1999-të, komuniteti i Dallas-it u bashkua për t’u ndihmuar të integroheshin në shoqëri. Ata i trajtuan me respekt dhe dinjitet, diçka të cilën nuk ishim mësuar ta shihnim në vitet e luftës. Gjithashtu ata i dhanë shpresë për një jetë më e mirë.
Realisht ky ishte edhe inspirimi i tij që tani është i përkushtuar që refugjatëve tua jap një shans, sepse një e tillë i’u dha vet atij, kështu duke u bërë një storie suksesi. /Albinfo.ch.


E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












