Lajme
SHBA: Huawei përbën kërcënim për NATO-n
Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëroi evropianët se duke lejuar prodhuesin kinez të telefonave Huawei për ndërtimin e rrjeteve 5G, ata rrezikojnë “të kërcënojnë” NATO-n.
“Nëse ne nuk kuptojmë kërcënimin dhe nuk reagojmë, kjo do të kërcënonte aleancën ushtarake që ka pasur më shumë suksese në histori, NATO-n”, deklaroi Mark Esper gjatë Konferencës së Mynihut për Sigurinë.
Sekretari amerikan i Punëve të Jashtme, Mike Pompeo, ka denoncuar “Kalin e Trojës” që përbën për atë prodhuesi kinez, përfshirja e të cilit në rrjetet perëndimore 5G do të shkaktonte, sipas tij, transferimin e të dhënave të të gjithë përdoruesve te “Partia Komuniste kineze” dhe “shërbimet sekrete kineze”.
SHBA-ja u ka kërkuar disa vendeve, veçanërisht europianëve, të mos përdorin infrastrukturat “Huawei” për vendosjen e rrjetit të ri telefonik 5G, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













