Futboll
Dyfishohet vlera e Amir Rrahmanit
Uebfaqja sportive Transfermarkt beson se vlera e qendërmbrojtësit kosovar, Amir Rrahmanit, tani është dyfishuar dhe e ka arritën vlerën prej 12 milionë eurosh.
Futbollisti kosovar vlerësohej me gjashtë milionë euro në dhjetor të vitit të kaluar, mirëpo arritja e marrëveshjes së tij me Napolin dhe paraqitjet e tij mbresëlënëse kanë bërë që vlera në treg t’i dyfishohet.
Më 21 janar Rrahmani nënshkroi për t’u transferuar nga Hellas Verona në Napoli për 14 milionë euro, megjithatë u huazua për deri në fund të këtij sezoni 2019/20 sërish në Verona.
Arritja e këtij transferimi dhe paraqitjet e tij mbresëlënëse në Serie A, si ajo e fundit me Veronën në fitoren kundër Juventusit, bënë që vlera e Rrahmani të jetë rritur në treg.
Para disa ditëve Transfermarkt e kishte përditësuar edhe profilin e Vedat Muriqit, duke e rritur vlerën e tij në treg nga tetë në 12 milionë euro. Megjithatë, Fenerbahce po i kërkon 30 milionë euro për ta shitur atë këtë verë.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












