Shqipëria
Shqipëri, dy të vdekur nga gripi
Shqipëria është në prag të epidemisë së gripit. Konfirmimi vjen nga shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino.
Vetëm javën e fundit për shkak të problemeve në rrugët e frymëmarrjes rreth 25 mijë persona kanë kërkuar ndihmën e mjekut.
Ndërkohë që për shkak të komplikacioneve të gripit, dy persona kanë humbur jetën.
“Kemi pasur dy vdekje, 2 persona në moshën mbi 60 vjet, persona me probleme të tjera dhe që nuk janë vaksinuar. Jemi në një intensitet të lartë të gripit e cila monitorohet për ditë. Janë disa vende në rajonin evropian edhe fqinji ynë, Greqia, që kanë një intensitet të lartë të gripit”, tha Bino.
Përballë kësaj situate në Tiranë katër qëndra shëndetësore për pacientët e vegjël do të ofrojnë shërbim 24 orë.
Ndërsa urgjenca e Pediatrisë në Qendrën spitalore “Nënë Tereza” gjatë fundjavës do të punojë me personel shtesë.
Masat i bëri të ditura ministrja e Shëndetësisë para deputetëve të Komisionit përgjegjës parlamentar.
“Për të ulur flukset në QSUT janë katër qendra shëndetësore që mbulojnë territoret në zonën e Kombinatit, në Laprakë, në ish-bllok dhe qendra shëndetësore 10 në Zonën e Oxhakut”.
Ndonëse në vend po qarkullojnë tre viruse të gripit, dy te tipit A dhe një i tipit B specialistët tregojnë se 60 për qind e rasteve janë prekur nga virusi AH1N1.
Numrin më të lartë të personave të prekur nga gripi e përbën grupmosha mbi 60 vjeç me 56 për qind të pacientëve, ndiqet nga ajo 45 deri në 59 vjeç, e më pas vijnë fëmijët, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mediumi zviceran shkruan për Xhakën: Kapiteni i Kombëtares i fishkëllelluar në Prishtinë Granit Xhaka nuk pati një mbrëmje të lehtë të martën në Prishtinë. Gjatë çdo prekje të... -
Ky është programi zyrtar i festivalit “Tri Net Film Fest” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










