Tematike
Aargau vendosi: 10 vjet pa ndihma sociale, nëse do të aplikosh për pasaportën zvicerane
Afër 65 për qind të pjesëmarrësve në votim kanë votuar për masat e ashpërsimit të kritereve për natyralizim në këtë kanton
Krahas dy referendumeve në nivel nacional, sot janë zhvilluar edhe shumë referendume dhe votime tjera, në gjithsej 13 kantone të Zvicrës. Ndër iniciativat në nivele kantonale që kanë tërhequr më shumë vëmendjen e publikut ka qenë ajo për ashpërsimin e kritereve për natyralizim, në Kantonin Aargau. Dhem, ky ashpërsim, sipas rezultateve nga terreni, tashmë mund të tuhet se ka ndodhur.
Siç ka shkruar tashmë disa herë albinfo.ch, me ndryshimin e përmendur, të huajt në Kantonin Aargau, të cilët duan të aplikojnë për të marrë pasaportën zvicerane, duhet të dëshmojnë se nuk kanë marrë ndihma sociale gjatë 10 viteve të fundit.
Ashtu siç ishte pritur, votuesit në Kantonin Aargau në referendumin e mbajtur sot kanë votuar ashpërsimin e kritereve për fitimin e pasaportës zvicerane në këtë kanton. Afër 65 për qind të pjesëmarrësve në votim kanë votuar për masat e ashpërsimit, sipas propozimit të shtruar në iniciativën e ndërmarrë nga partitë e djathta: SVP, FDP dhe CVP.
Kjo është historia e ashpërsimit të kritereve për natyralizim në Kantonin Aargau.
Një shumicë e Parlamentit Kantonal kishte kërkuar që në të ardhmen vetëm ata të huaj që nuk kanë marrë ndihmë sociale gjatë dhjetë viteve para aplikimit, mund të natyralizohen, pra, të marrin pasaportën zvicerane, transmeto albinfo.ch. Diçka e tillë shkon përtej kritereve minimale të përcaktuara nga federata, të cilat kërkojnë një periudhë tre vjeçare si bazë për të aplikuar për natyralizim.
Fillimisht, qeveria e kantonit kishte kërkuar të ruhej periudha aktuale tre-vjeçare, por, nën presionin e Parlamentit, ajo kaloi në një zgjidhje kompromisi, duke pranuar një periudhë pesëvjeçare, si kusht për aplikim. Por as kjo nuk u pranua kështu që kërkesa për një periudhë prej dhjetë vjetësh, më në fund mori shumicën në parlament me votat e partive të djathta.
Qeveria e Kantonit nuk ka pranuar të bëjë rekomandimin e saj për votim sepse propozimi i saj për kompromis nuk mund të aprovohej nga shumica.
Përkrahësit e ashpërsimit argumentojnë se ata që duan të bëhen zviceranë, duhet të jenë të pavarur ekonomikisht. Përjashtimet për rastet e vështirësive siç është paga e ulët janë ende të lejuara. E njëjta gjë vlen nëse dikush ka marrë ndihmë sociale pa ndonjë faj të vetin, për shembull nëse ka qenë i sëmurë, i paaftë ose prind vetushqyes.
Test para aplikimit për pasaportë
Partia Sociademokrate (SP), Të Gjelbrit (GPS), Të Gjelbrit Liberalë (GLP) dhe Partia Evangjeliste (EVP) e përshkruajnë ligjin si “të padenjë”. Për to, ashpërsimi nga tre në dhjetë vjet është disproporcional dhe diskriminues. Për më tepër, kundërshtarët kritikojnë duke thënë se është e vështirë të zbulohet nëse dhe kur dikush ka marrë ndihmë sociale, transmeton albinfo.ch. Do të ishte veçanërisht e vështirë që kjo të konstatohet sidomos në rastet kur aplikuesi ka jetuar edhe jashtë kantonit të Aargaut gjatë dhjetë viteve të fundit. Kështu, rregullat e reja mund të zbatohen vetëm me kusht të një angazhimi të madh burokratike.
Ligji i natyralizimit i Aargaut do të ashpërsohet edhe në një pikë tjetër. Në të ardhmen, të huajt duhet të kalojnë një provim të “qytetarisë” përpara se të paraqesin kërkesën për natyralizim, përcjell albinfo.ch. Në këtë provim do të testohen njohuritë e tyre për aspektet gjeografike, historike, sociale dhe politike të kantonit. Vetëm ata që u përgjigjen në mënyrë të saktë dy të tretave të këtyre pyetjeve pranohen në procedurën e natyralizimit. Edhe përkundër kësaj, komuna do të ketë ende mundësi të kontrollojë njohuritë e aplikuesit në intervistën e rregullt për natyralizimin.
E-Diaspora
-
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih Programi zhvillohet në: PBZ Affoltern, Bodenacker 25, 8046 Zürich; PBZ Hardau: Norastrasse 20, 8004 Zürich. Animatore:... -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













