Kuriozitete
Kur një prej funksioneve kyçe të Windows 10 ndaloi së funksionuari
Microsoft adresoi një problem në Windows 10, ku një prej funksioneve kyçe të sistemit operativ nuk përdorej.
Dhjetëra përdorues postuan në median sociale, duke thënë se Windows Search nuk funksiononte gjatë ditës së mërkurë.
Kur përdoruesit shfrytëzonin mjetin e kërkimit në desktop, shfaqej një fushë e bardhë dhe boshe pa rezultate.
Pas disa orësh raportim, kompania adresoi problemin për shumicën e përdoruesve, të cilët duhej të rindiznin kompjuterët e tyre.
Windows 10 është instaluar nga 800 milionë përdorues në mbarë botën. Microsoft nuk tha sesa janë prekur nga problemi. Me mjetin e kërkimit përdoruesit me lehtësi mund të gjejnë të dhëna, aplikacione, e-mail-e e përmbajtje të ruajtura në kompjuter.
Disa raportuan se duke çaktivizuar Bing në Menunë Start të Windows 10, mjeti i kërkimit funksiononte. Problemi i fundit erdhi pasi Agjencia Amerikane e Sigurisë (NSA) ka zbuluar një problem madhor sigurie në Windows 10.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













