Lajme
Dy vëllezërit shqiptarë nga Zvicra, ishin prezentë në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit 2020
Lorik Musa 13 vjeçar dhe Lorian Musa 9 vjeçar, janë dy vëllezërit shqiptar që ishin prezentë në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit 2020 në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Ky ishte Forumi Ekonomik Botëror (WEF) i cili u mbajt në qytezën turistike të Davosit, në alpet lindore të Zvicrës, me pjesëmarrjen e emrave më të rëndësishëm në botën e politikës dhe biznesit. Por jo vetëm figurat politike ishin brenda rrethojave të këtij Forumi, sepse të ftuar ishin edhe dy të rinjtë shqiptar, Loriku dhe Loriani dhe kjo padyshim ishte ftesa më e bukur që mund t’u bëhet dy fëmijve me origjinë shqiptare.
Ata ishin “liderët më të vegjël” shqiptarë në histori, me një qëllim jo ekonomik, jo politik, por thjeshtë artistik, shkruan albinfo.ch.
Vlen të theksohet se Loriku dhe Loriani, përveç muzikës që vijojn në shkollën private muzikore “1.2.3 Musique” janë të dhënë edhe pas instrumenteve të mirënjohura botërisht, si piano, gitarë dhe solfegjit.
Po ashtu, të dy vëllezërit janë pjesë e grupit të muzikës tradicionale Indoneziane Gamelan. Pjesëmarrja e tyre në mbrëmjen “Indonesia Night” u transmetua në të gjitha kanalet publike vendore të Indonezisë në natën e 22 Janarit, 2020.
Më parë ishin të ftuar edhe në Ambasada të ndryshme brenda Zvicrës si dhe në Parlamentin e Komunës së Sionit ku jetojn’ dhe veprojnë Loriku dhe Loriani së bashku me familje. /Albinfo.ch.




E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












