Lajme
Virusi vdekjeprurës shfaqet në dhjetë shtete
Virusi vdekjeprurës që po përhapet në gjithë Azinë është shumë më ngjitës sesa mendohej më parë dhe dikush që është i infektuar mund ta përhapë atë me vetëm një kollë të thjeshtë ose teshtitje, thonë shkencëtarët.
17 persona kanë vdekur për shkak të virusit dhe janë 600 të infektuar në të paktën 10 vende – ekspertët parashikojnë se numri i vërtetë i rasteve mund të jetë në mijëra dhe ai mund të vrasë dy persona në 100 të prekur.
Zbulimi se sa ngjitës është infeksioni e kanë kuptuar të gjithë dhe lëvizin me masa mbrojtëse.
Një qytet i tretë në Kinë hyri në karantinë, ndërsa zyrtarët luftojnë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës.
Festimet e Vitit të Ri në Pekin janë anuluar dhe autoritetet në Ezhou kanë mbyllur stacionet e trenave, dhe Huanggang ka njoftuar se do të pezullojë autobusët publikë dhe trenat gjithashtu, duke ndjekur shembullin e Wuhan. Pamjet që dalin nga Wuhan tregojnë skena katastrofike, lagje të tëra janë duke u dezinfektuar. Transporti është bllokuar, ndërsa njerëzit po marrin sa mundin nëpër markete. Tri vende të tjera kanë njoftuar se kanë regjistruar raste të infeksionit – Singapori, Vietnami dhe Arabia Saudite. Në Singapor, një burrë 66-vjeçar që kishte fluturuar nga Wuhan me familjen e tij të hënën po shërohet në spital. Një 37-vjeçar është gjithashtu në spital nën vëzhgim, por nuk është diagnostikuar.
Në Vietnam, një kinez dhe i biri janë në spital në qytetin Ho Chi Minh pasi fluturuan atje nga Wuhan dhe u sëmurën. Ministri i Shtetit të Indisë për Punë të Jashtme, Vellamvelly Muraleedharan, konfirmoi në Twitter se një infermiere indiane që punon në Arabinë Saudite është diagnostikuar me infeksion.
Kjo do të thotë se sëmundja tani është përhapur në 10 vende, përfshirë SHBA, dhe zyrtarët evropianë të shëndetit kanë frikë se virusi mund të mbërijë ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe kombet e tjera tashmë janë në gatishmëri.
Organizata Botërore e Shëndetit po përballet me presion në rritje për të shpallur krizën një emergjencë të shëndetit publik, siç ka bërë për Ebola dhe Zika në të kaluarën. Shefat e shëndetësisë do të takohen përsëri më vonë sot për të dhënë një verdikt përfundimtar, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës Dermatologia e suksesshme nga Gjermania, Dr. Merita Hajdini-Zeqiri, pranoi vendimin për ri-fitimin e shtetësisë në Konsullatën... -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”















