Shqipëria
Hiqet taksa për pensionistët e huaj
Përmes një drafti të iniciuar nga ministria e diasporës, këshilli i ministrave ka çuar për votim në kuvend heqjen e tatimit mbi të ardhurat nga pensionet për një sërë kategorish të shtetasve të huaj
Qeveria do të heqë taksat për të gjithë pensionistët e huaj që vijnë të jetojnë në Shqipëri, duke shpresuar se kjo masë do të ndihmojë ekonominë.
Përmes një drafti të iniciuar nga Ministria e Diasporës, Këshilli i ministrave ka çuar për votim në Kuvend heqjen e tatimit mbi të ardhurat nga pensionet për një sërë kategorish të shtetasve të huaj.
Për pensionistët e vendeve të BE-së që vijnë të jetojnë në Shqipëri tatimi mbi të ardhurat hiqet me marrjen e lejes së qëndrimit. Për pensionistët e vendeve të tjera jashtë BE-së, kjo lehtësirë përfitohet me marrjen e nënshtetësisë shqiptare.
Sipas draftit, përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat përfitojnë edhe shtetasit me origjinë shqiptare që marrin pension nga një vend i huaj, por që jetojnë në Shqipëri, duke përfshirë dhe emigrantët.
Vitet e fundit Shqipëria është shndërruar në një vend tërheqës për pensionistët nga vendet e pasura, veçanërisht Italia. Shumë të moshuar italianë, të cilët marrin pension nga shteti i tyre, vijnë të jetojnë në Shqipëri për shkak të kostos së ulët të jetesës.
Por veç italianëve, Ministria e Financave thotë se së fundmi ka interes të madh edhe nga vendet nordike. Shumë të moshuar nga këto vende kanë nisur të blejnë prona në bregdetin shqiptar të joshur nga klima e mirë dhe kostoja e ulët e jetesës.
Drafti i qeverisë synon të nxisë më shumë turizmin e të moshuarve drejt vendit tonë, në një kohë kur Shqipëria përballet me emigrim konstant, veçanërisht të të rinjve, që vendosin të largohen kryesisht drejt vendeve të BE-së për një të ardhme më të mirë.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












