Shqipëria
Shqipëri: U merren 371 patenta shoferëve për një javë
Sipas ekspertëve, heqja e patentave nuk është diçka pozitive
Në një kohë kur viti 2019 u mbyll me 2700 shoferë të arrestuar, e po ashtu me një numër më të lartë të të vdekurve në aksidentet rrugore se 2018, këtë vit policia në vetëm një javë ka pezulluar 371 patenta, e po ashtu ka arrestuar 54 shoferë, një pjesë e tyre në gjendje të dehur, ndërsa pjesa tjetër pa leje drejtimi.
Por si e lexon eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha, këtë aksion të policisë rrugore:
“Heqja e patentave në mënyrë masive nuk është një gjë pozitive, është negative, sepse tashmë ajo do të krijojë një stres tek qytetarët. Së dyti, ka një dukuri tjetër shumë negative, pasi ajo nuk heq patentën për drejtuesin e mjetit, por është heqja e patentës për gjithë familjes’, ka thënë Gëzim Hoxha.
Eksperti Hoxha po ashtu shton se ndryshimi i Kodit Rrugor ishte i gabuar.
“Mbi 20 km hiqet leja e drejtimit, pra ne duhet t’u afrohemi vendeve të komunitetit europian, p.sh. po marr rastin e Greqisë, që e ka heqjen e lejes së drejtimit mbi 50 km, mbi atë të lejuarën”, shton ai.
Ndërsa për Specialistin e sigurisë rrugore, Fisnik Ziçishti, ky aksion është në rrugën e duhur dhe se duhen shtuar energjitë.
“Duhen shtuar më shumë patrullat dhe duhet toleranca zero për personat që shkelin kodin rrugor. Duhet të shtohet teknologjia. Çdo rrugë duhet të jetë e monitoruar me kamera, me radar, që të mund të evidentohen shkelësit e rrugës”, tha Fisnik Ziçishti.
Por shoferët nuk janë i vetmi problem kur bëhet fjalë për aksidentet. Ziçishti shpjegon:
“Edhe rrugët, si shoferët…ka pika të errëta ku duhet një ndërhyrje shumë e shpejtë nga ministria përkatëse, për t’i eliminuar këto pika të zeza. Pra, është edhe faji i infrastrukturës në këtë mes”.
Së fundmi, policia rrugore e Tiranës, krahas rrugëve që lidhin kryeqendrën me qytete të tjera, ka filluar monitorimin e rrugëve të brendshme, me Radarin TrueCam. Rast ky që përdoret kur shihet se brenda në qytet ka rrezik të shtuar për aksidente.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












