Bota
Irani kërkon Gjykatë Speciale për hetimin e incidentit me aeroplanin ukrainas
Presidenti iranian, Hassan Rohani, ka bërë thirrje që të ngrihet një Gjykatë Speciale për të hetuar rrëzimin e një aeroplani ukrainas nga mbrojtja ajrore e vendit që vrau 176 personat në bord.
“Të gjithë ata që janë përgjegjës për gabimin e pafalshëm, duhet të ndëshkohen”, tha Rohani në një fjalim televiziv më 14 janar.
Në shumë qytete iraniane shpërthyen protestat më 11 janar, pasi ushtria e vendit tha se aeroplani ukrainas u qëllua “pa dashje” nga një raketë menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti ndërkombëtar “Imam Kohmeini” i Teheranit.
Shumica e atyre që u vranë në këtë incident ishin shtetas iranianë dhe kanadezë.
Tragjedia ka ndodhur derisa forcat e mbrojtjes ajrore të Iranit ishin në gatishmëri të lartë, pas një sulmi raketor iranian, disa orë më parë kundër forcave amerikane në Irak.
“Gjyqësori duhet të krijojë një Gjykatë Speciale me një trup gjykues të rangut të lartë dhe dhjetëra ekspertë”, tha Rohani në fjalimin e tij, duke shtuar se pranimi i incidentit nga ana e forcave iraniane ishte “një hap fillestar shumë i mirë”.
“Për popullin tonë është shumë e rëndësishme që kushdo që ishte fajtor ose nga pakujdesia në çfarëdo niveli të përballet me drejtësinë”, tha ai.
Zëdhënësi i gjyqësorit, Gholamhossein Esmaili, tha se “janë zhvilluar hetime të gjëra dhe disa persona janë arrestuar” për rolin e tyre në rrëzimin e aeroplanit.
Ai nuk dha detaje të tjera.
Nga ana tjetër, mjëra protestues dolën në rrugë gjatë fundjavës për të shprehur zemërimin e tyre ndaj udhëheqjes së vendit lidhur me incidentin.
Videot e postuara në internet kanë treguar se si forcat e policisë kanë gjuajtur me municion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit pranë Sheshit Azadi (Liria) të Teheranit, raportoi AP.
Reuters tha se në videot e postuara shihej gjak në tokë dhe imazhe të njerëzve me armatim në afërsi të protestave, që duket se ishin personel i sigurisë.
Postimet e tjera treguan se si policia goditi protestuesit në rrugë me shkopinj, tha agjencia.
Policia në Teheran ka mohuar që janë sulmuar protestuesit dhe thanë që oficerëve u është dhënë urdhri të “tregojnë kufizim”.
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka paralajmëruar autoritetet iraniane që Uashingtoni nuk do të “tolerojë” dhunën kundër protestuesve.
“Ne duam që regjimi ta dijë se Shtetet e Bashkuara po shikojnë, se bota po shikon dhe se ne do të ndriçojmë çdo abuzim nga regjimi ndaj njerëzve të tyre”, tha zëdhënësja e DASH-it, Morgan Ortagus për Radion Evropa e Lirë.
Aeroplani i Ukrainës transportonte 82 iranianë, 57 kanadezë, 11 ukrainas, 10 suedezë, 10 afganë, tre gjermanë dhe tre britanikë.
Irani ka ftuar Kanadanë dhe Ukrainën të marrin pjesë në hetimet për incidentin.
Amirali Hajizadeh, kreu i divizionit të hapësirës ajrore të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), tha më 11 janar se njësia e tij pranon “përgjegjësinë e plotë” për tragjedinë.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit













