Bota
Si një nga viktimat parandjeu tragjedinë në Iran
82 prej personave në bord ishin iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas, 10 suedezë, katër afganë, tre gjermanë e tre britanikë
Një nga viktimat e avionit ukrainas të rrëzuar në Iran e kishte parandjerë që diçka e keqe do të ndodhte.
Sheyda Shadkhoo e mori në telefon të shoqin 20 minuta përpara se të avioni të ngrihej në ajër dhe, e përfshirë nga ankthi, i kishte kërkuar që ai ta ndihmonte nga larg psikologjikisht, duke e siguruar se gjithçka do të shkonte mirë.
“Unë i thashë, mos u bë merak, nuk ka për të ndodhur asgjë”, rrëfeu Hassan Shadkhoo për CNN. “Ajo ishte shumë e shqetësuar nga tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pas vrasjes së gjeneralit të lartë iranian javën e kaluar”, shtoi ai.
Sheyda kishte marrë tri javë pushime nga puna e saj në Toronto dhe kishtë udhëtuar drejt Iranit për të takuar të ëmën dhe motrat. Sipas Hassanit, e shoqja kishte pasur një parandjenjë shumë të keqe.
Frikën e saj, ajo e kishte shprehur edhe përmes selfie-t të fundit të postuar në Instagram. “Po largohem, por më frikëson shumë ajo që është prapa meje. Trembem për njerëzit prapa meje”, ka shkruar gruaja. I shoqi tha se është i shkatërruar nga humbja e Sheydas ,me të cilën kishte ndarë 10 vjet të jetës, e që e përshkruan si një “engjëll”, përcjell albinfo.ch.
Viktimat
Familje të tëra humbën jetën në aksidentin e tmerrshëm ajror në Iran.
Çifti suedez Raheleh dhe Mikael Lindberg, 37 dhe 40 vjeç vdiqën së bashku me dy djemtë, Erik, dhe Emil, nëntë dhe shtatë vjeç. Fotot e tyre në rrjetet sociale tregojnë një familje të bukur e të lumtur; vetëm një vit më parë kishin qenë duke festuar në Barcelonë ditëlindjen e djalit të vogël. Tragjedia ajrore e të mërkurës ka shuar tërësisht edhe një familje nga Edmontoni i Kanadasë: në Boingun e rrëzuar 737 ndodhej dhe 47-vjeçari Pedram Mousavi dhe të shoqen, Mojan Deneshmand, që të dy të punësuar në Universitin e Albertës, e bashkë me ta, udhëtonin dhe dy vajzat e tyre, Daria e Darina.
15 fëmijë, mes të cilëve një dy vjeçar, figurojnë në listën e atyre që humbën jetën nga fatkeqësia ajrore, shkaqet e së cilës ende nuk janë zbardhur plotësisht. 82 prej personave në bord ishin iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas, 10 suedezë, katër afganë, tre gjermanë e tre britanikë. E dhimbshme edhe historia e një çifti të rinjsh gjithashtu nga Edmontoni, Arash Pourzarabi, 26 vjeç dhe Pouneh Gourji, 25, të cilët kishin udhëtuar drejt Iranit, me qëllimin që të lidhnin kurorë atje. Shumë prej viktimave iraniano-kanadeze, po ktheheshin nga pushimet dimërore që kishin kaluar në vendin e origjinës.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












