Bota
Një tërmet i fuqishëm godet Indonezinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 sot goditi veriperëndimin e Indonezisë. Lëkundja e fuqishme sizmike ishte me një thellësi prej 20 kilometrash, 12.5 milje larg bregut të ishullit Simeulue, në perëndim të Sumatra-s, shkruan Klankosova.
Aktualisht nuk raportohet për asnjë jetë të humbur apo të lënduar si dhe nuk ka paralajmërim për tsunami të mundshëm. Po kështu, në mediat lokale ende nuk flitet për dëme të infrastrukturë.
Indonezia karakterizohet nga një aktivitet i lartë sizmik dhe vullkanik, për shkak se pozicionohet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, ku përplasen pllakat tektonike. Në 2018-ën më shumë se 2,200 njerëz vdiqën dhe 1,000 të tjerë u shpallën të zhdukur si pasojë e një tërmeti me magnitudë 7.5 dhe një tsunami pasues në ishullin Sulawesi, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













