Lajme
Irani identifikon 35 caqe amerikane për t’i sulmuar pas vrasjes së Soleimanit
Irani do t’i ndëshkojë amerikanët kurdo që janë brenda fushëveprimit të Republikës Islamike si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së komandantit ushtarak Qassem Soleimani, ka cituar agjencia e lajmeve “Tasnim” një komandat të lartë të Gardës Revolucionare.
Gjenerali Gholamali Abuhamzeh, komandant i Gardës në provincën jugore të Kermanit, ka përmendur edhe sulmet e mundshme ndaj anijeve në Gji, transmeton Koha.net.
Irani rezervon të drejtën për t’u hakmarrë ndaj SHBA-së për vdekjen e Soleimanit, tha ai në komentet e bëra të premten mbrëma që u raportuan të shtunën nga Tasnim-i, përcjell Albinfo.ch.
“Ngushtica e Hormuzit është pikë vitale për Perëndimin dhe një numër i madh i anijeve shkatërruese e anijeve luftarake amerikane kalojnë atje… janë identifikuar nga Irani caqe jetike amerikane në rajon shumë kohë më parë… rreth 35 caqe amerikane në rajon dhe në Tel Aviv janë brenda fushëveprimit tonë”, tha ai.
Kreu i forcës elitare të Gardës Revolucionare të Iranit, Gjenerali Qassem Soleimani, është vrarë nga forcat amerikane në Irak.
Gjenerali Soleimani ishte duke udhëtuar me makinë për në aeroportin e Bagdadit, së bashku me forcat lokale të mbështetura nga Irani, kur ai u godit nga një sulm ajror amerikan.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












