Lajme
Islanda dhe Norvegjia, dy shtetet më të shtrenjta në Evropë
Krahasimi i çmimeve brenda BE-së
Duke qenë se kostoja e të jetuarit në Evropë është në përgjithësi e lartë, patjetër që dallimet prej shteteve mund të jenë të mëdha për nga çmimi, veçmas ato të zhvilluara.
Bazuar në raportin e barazive të fuqisë blerëse, të publikuar javën e kaluar nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), Islanda dhe Norvegjia janë dy shtetet më të shtrenjta, transmeton albinfo.ch.
Këto dy shtete janë cilësuar me kosotot më të larta dhe me standard më të lartë të jetesës.
Nga ana tjetër, raporti i barazive të fuqisë blerëse, të publikuar nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), tregon se vendi i tretë i takon Zvicrës në Evropë për sa u përket çmimeve.
Dihet se kostoja e të jetuarit në Zvicër është jashtëzakonisht e lartë, sidomos Cyrihu dhe Gjeneva pothuajse rregullisht janë renditur në mesin e qyteteve më të shtrenjta në botë, transmeton albinfo.ch.
E së fundi, një studim i ri tregon se zviceranët duhet të paguajnë 168 franga për një shportë të mallrave të konsumit që kushtojnë mesatarisht 100 euro në Bashkimin Evropian.
E çmimet janë cilësuar veçanërisht të kushtueshme kur bëhet fjalë për ushqim, pije, hotele, restorante, veshmbathje dhe sigurime shëndetësore.
Shporta e produkteve që kushton 168 franga në Zvicër, është 107 euro në Gjermani, 109 euro në Francë dhe 111 euro në Austri; me 98 euro, Italia është pak nën mesataren evropiane.
Niveli më i ulët i çmimit është regjistruar në Turqi, e ndjekur nga Maqedonia Veriore dhe Shqipëria.
Sidoqoftë, studime të tjera kanë treguar që edhe përkundër kostos së lartë të jetesës, Zvicra ka një nga fuqitë më të mira blerëse në botë falë një kombinimi të faktorëve të tillë, si të ardhurat e larta dhe taksat e ulëta. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 Ambasada e Kosovës në Austri dhe Lidhja e Shkrimtarëve “Aleksandër Moisiu” organizojnë promovimin dhe bashkëbisedim me... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet -
Finlandë
Basha Troni, regjisori me rrënjë shqiptare që po spikat në Finlandë
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet














