Futboll
Për ç’arsye e konfirmoi Nottinghami kthimin e portierit Muriq te City
Për shkak të performancës jo të mirë në paraqitjet e tij, Muriqi kthehet mbrapsht në City
Është bërë e ditur se portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arianet Muriq, gjatë këtij muaji do të kthehet te Manchester City, pasi Nottingham Foresti ka vendosur ta ndërpresë para kohës huazimin e tij.
Sipas mediumeve angleze, është raportuar të enjten se Notthinghami ka njoftuar Cityn për kthimin e Muriqit, pasi portieri nuk ka bindur me paraqitjet e tij.
Sipas informacioneve, Muriq ishte huazuar tek ekipi i Championshipit për këtë edicion, në mënyrë që të fitojë përvojë, por minutazha e tij në pjesën e parë të edicionit ishte e limituar, shkruan koha.net.
Muriq, te Nottinghami ka vetëm pesë paraqitje, kurse me Cityn ka kontratë deri në vitin 2024.
“Po, sipas të gjitha gjasave, Aro do të kthehet te Manchester City”, ka thënë trajneri i Nottinghamit, Sabri Lamouchi. Muriq në nëntor të vitit 2018 debutoi me Kosovën dhe deri më tash ka tetë paraqitje për “dardanët”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












