Bota
Parlamenti mbështet dërgimin e trupave në Libi; Erdogan bisedon me Trump
Parlamenti i Turqisë ratifikoi mocionin me të cilin autorizon Qeverinë për dërgimin e trupave në Libi.
Anadolu Agency raporton se gjithsej 509 deputetë morën pjesë në votimin në Parlamentin me 600 vende, prej të cilëve 325 deputetë votuan në favor të mocionit, ndërsa 184 ishin kundër, shkruan top-channel.tv, përcjell albinfo.ch.
Partia në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) mbështetën mocionin, ndërsa partitë opozitare, Partia Popullore Republikane (CHP), Partia Demokratike e Popujve (HDP) dhe Partia IYI votuan kundër këtij akti.
“Qeveria e Pajtimit Kombëtar e Libisë bëri një kërkesë për ndihmesë ushtarake nga Turqia në luftën kundër kërcënimeve drejt unitetit dhe stabilitetit të Libisë”, thuhet në mocion.
“Nëse sulmet e të ashtuquajturës Ushtria Kombëtare e Libisë nuk mund të ndalen dhe nëse përleshjet (në Libi) kthehen në një luftë masive civile, interesat e Turqisë do të preken negativisht si në rajonin mesdhetar, ashtu dhe në Afrikën veriore”, theksohet më tej.
Presidenca e Turqisë të hënën paraqiti mocionin në Zyrën e Kryetarit të Parlamentit për dërgimin e trupave në Libi.
Për këtë çështje, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun amerikan, Donald Trump, por më shumë detaje nuk bëhen me dije.
Më 27 nëntor, Ankaraja dhe Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) e Libisë, e njohur nga OKB-ja, nënshkruan dy pakte të ndara: një mbi bashkëpunimin ushtarak dhe tjetri për kufijtë detarë të vendeve në Mesdheun Lindor.
Libia ka mbetur e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme çoi në rrëzimin dhe vdekjen e Muammar Gaddafit pas më shumë se katër dekadave në pushtet.
Që atëherë, ndarjet e ashpra politike në Libi kanë rezultuar me shfaqjen e dy qendrave rivale të pushtetit, një në Libinë lindore e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me të cilën është i lidhur edhe gjenerali rebel Khalifa Haftar, i cili ka nisur një fushatë sulmesh për pushtimin e Tripolit, dhe një tjetër në Tripoli, e cila gëzon njohjen ndërkombëtare dhe atë të OKB-së.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













