Futboll
Bayern Munchen, me flamurin kuqezi, falënderon tifozët shqiptarë
Bayerni falënderon tifozët kosovarë dhe përgjithësisht ata shqiptarë
Së fundi, në një postim në Facebook, Bayerni ka falënderuar tifozët kosovarë për mbështetjen e pareshtur në vitin 2019.
Duke qenë se Bayern Munchen pa dyshim është skuadra më e madhe në Gjermani, ajo ka fituar shumë trofe dhe ka tifozë të shumtë në gjithë botën.
Të shumtë janë edhe tifozët nga Shqipëria, të cilët mbështesin klubin bavarez, dhe bëjnë tifo për ta.
E pikërisht për këtë arsye, vetë klubi gjerman ka vendosur të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Bajern shkruan: “Faleminderit për mbështetjen tuaj në vitin 2019”, një shkrim të cilin e shoqëron edhe me “emojin” e shqiponjës.
Po ashtu, edhe në foton e postuar bashkëngjitur postimit, shihet goleadori i bavarezëve, Robert Lewandowski, me sfondin e flamurit shqiptar. /Albinfo.ch.


E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim















