Maqedonia
Maqedonia e Veriut, pa regjistrim të popullsisë
Pengesë janë disa çështje, por më e madhja është mosbesimi në relevancën e të dhënave të fituara
Nevoja e regjistrimit të popullsisë është e qartë për të gjithë. Derisa e gjithë bota demokratike gjithnjë e më shumë e lëshojnë metodën tradicionale të regjistrimit të popullsisë dhe vendosin për regjistrime vjetore, madje edhe gjysmë vjetore, të cilat kryhen nëpërmjet kryqëzimit të të dhënave nga institucionet shtetërore, Maqedonia e Veriut thuajse 18 vjet nuk mund të organizojë regjistrim të popullsisë, njofton Portalb.mk.
Pengesë janë disa çështje, por më e madhja është mosbesimi në relevancën e të dhënave të fituara, mosbesimi në formulimin e pyetjes, por edhe mosbesimi i mënyrës për mbledhjen e të dhënave.
Mospasja e të dhënave statistikore për shoqërinë në të cilën jetojmë dhe punojmë, thjesht thënë, është mënjanimi i përballjes me realitetin dhe faktet e institucioneve në vend.
Në vitin 2019-të kemi hyrë me kornizë të qartë për mbajtjen e regjistrimit, kemi zbatuar regjistrim të suksesshëm provë në korrik. Gjithçka ishte bërë gati dhe na priste vetëm harmonizimi final i Ligjit për regjistrim në Kuvend për organizimin e regjistrimit të parë pas 18 vjetëve. Megjithatë, këtë vit e mbarojmë pa rezultat konkret për regjistrimin, pasi që zgjedhjet parlamentare e kanë shfuqizuar marrëveshjen për zbatimin regjistrimit në prill të vitit 2020, ndërkaq Ligji për regjistrim ka rënë nga agjenda kuvendore.
Dy terminë të mundshme janë për zbatimin e regjistrimit të popullsisë, i cili u anulua për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, është vjeshta e vitit 2020 ose prilli i vitit 2021.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











