Shqipëria
INSTAT: Qytetet me numrin më të lartë të ikjeve
INSTAT ka publikuar raportin “Diaspora e Shqipërisë në shifra”. Qëllimi i raportit është vlerësimi i numrit të Diasporës shqiptare dhe karakteristikat bazë demografike dhe sociale
Sipas raportit të dhënave, qytetet si Elbasani, Lezha dhe Berati janë qarqet më problematike për largimin e banorëve në emigracion. Duke marrë parasysh shifrat e fundit të INSTAT, fluksi i largimit nga këto tri qarqe ka qenë shqetësues gjatë vitit 2018, duke shënuar 110 të larguar për çdo 10 mijë banorë. Instituti i Statistikave thekson se emigrimi i jashtëm ka ndikuar në popullsinë e shumicës së qarqeve në vend.
Po ashtu, duhet theksuar se çdoherë e më shumë emigracioni mbetet një fenomen shqetësues për Shqipërinë, sidomos vitet e fundit, por të dhënat e përditësuara të INSTAT, tregojnë se qarqet e Lezhës, Elbasanit dhe Beratit, janë më problematiket, me sa duket edhe për shkak të papunësisë dhe problemeve ekonomike.
Referuar raportit të INSTAT më 2018 emigracioni neto për Lezhën ishte minus 135 persona për 10 mijë banorë, ndërsa ky tregues për Elbasanin ishte minus 110 persona për 10 mijë banorë dhe për Beratin minus 105 persona.
Sipas INSTAT gjatë vitit 2018, për pjesën më të madhe të qarqeve të vendit, migrimi i jashtëm ka ndikim në numrin dhe strukturën e popullsisë se sa lëvizjet e brendshme.
Në qarkun e Dibrës, Gjirokastrës dhe Kukësit, gjatë vitit 2018, si migrimi i jashtëm ashtu edhe lëvizjet e brendshme ndikuan në zvogëlimin e numrit të popullsi së tyre.
INSTAT thekson se gjatë vitit 2018, popullsia e qarkut të Tiranës është zvogëluar si rezultat i migrimit të jashtëm me rreth 5 banorë për çdo 10 mijë banorë, por në të njëjtën kohë kjo popullsi treguesin e rritjes si rezultat i lëvizjeve të brendshme me rreth 81 banorë për çdo 10 mijë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











