Shqipëria
Topi: Forumi i presidentëve më 2009 Kosovën e futi në tryezë, e “minishengeni” sot?
Ai sheh shumë diferenca nga nisma e 10 viteve më parë me projektin e kryeministrit Edi Rama

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka folur sot në studion e News24, në rubrikën “Opinion”, për një nismë të ngjashme të tij 10 vjet më parë për krijimin e një ‘minishengeni’ që ai e cilëson si “Forumi i Presidentëve të Ballkanit Perëndimor”.
Bamir Topi, i përmendur nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, përmes shkrimit të vitit 2010 si një nga presidentët e vendeve të rajonit si mbështetës i kësaj nisme tregon se ku ndryshon Forumi i Presidentëve i 10 vjetëve më parë me ‘minishengenin’ e nisur sot. Sipas tij, ai ka luftuar që Kosova të ishte në tryezë, ndërsa sot është partner i parë Serbia.
“Së pari do të thoja që asgjë gjatë ushtrimit të detyrës sime nuk është bërë në konspiracion. Unë mendoj që duhet t’i referohet historisë në mënyrë korrekte. Historia është e shtrirë në kohë dhe mbi bazën e fakteve. E trajtuar në mënyrë metafizike, mendoj se është e gabuar.
Është detyrë e kreut të grupit parlamentar të maxhorancës të jetë informuar. Është Kuvendi që monitoron punën e ekzekutivit. Kryeministri mund të ketë shumë dëshira, por është komisioni i jashtëm që duhet të monitorojë ekzekutivin dhe për të bërë transparencë. Unë jam zgjedhur në 2007. Pata fatin që në vigjilje të shpalljes së pavarësisë së Kosovës të zhvilloj një vizitë në Prishtinë. Tre javë më pas Kuvendi shpalli Kosovën shtet të pavarur e sovran. Pikërisht këtu nis një erë e re mes Shqipërisë e Kosovës. Rajoni pati një periudhë interesante. Në 2009 zgjidhet Ivanov president në Maqedoni, i cili më telefonon 2-3 ditë para se të bëhej ceremonia për të më ftuar. Pyetja ime ishte e drejtpërdrejtë. I thashë e keni ftuar presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu? Më tha kësaj radhe nuk e kam ftuar, ndoshta përgatitjet kanë qenë të tilla, por ju siguroj se do jetë presidenti i parë që do vizitojë Maqedoninë. I thashë se nëse janë gjërat kështu, unë pranoj të vij dhe në konferencën e përbashkët do ta deklarojmë të dy. Kjo ishte një hapje e re për Kosovën. Kishte 5 vende të BE-së që nuk e njihnin dhe në kontekstin rajonal kishte një klimë aspak dashamirëse nga Serbia, Bosnja dhe nga Maqedonia që akoma nuk kishte marrë kurajën. Unë e shfrytëzova vizitën në Maqedoni për të siguruar diçka shumë të rëndësishme. Unë mora një rol moderator për të organizuar një takim të presidentëve të Ballkanit Perëndimor dhe ka qenë iniciativë imja. Jo për të demonstruar çka jam në gjendje të bëj, por për ta futur Kosovën në tavolina në mënyrë shumë elegante. E kam organizuar takimin në Vlorë në qershor të 2009, mora konfirmimin e presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov dhe konfirmimin e presidentit të Malit të Zi Filip Vujanovic. Pas kësaj, në kohën që kam qenë president janë organizuar 3 takime. Është ai i qershorit 2009 në Vlorë, i qershorit 2010 në Prizren dhe më pas në Ohër. Ky është konsideruar Forumi i Presidentëve të Ballkanit Perëndimor. Nuk i është përgjigjur Serbia dhe Bosnja. Mbaj mend një citim që fillimi është i mbarë dhe mund t’i bashkëngjiten më vonë edhe Serbia e Bosnja, madje dhe Greqia. Unë luftoja që Kosova të ishte në tryezë dhe duke nxjerrë në një farë mënyre debulesën politike të Serbisë, ndërsa sot partneri i parë mbetet Serbia dhe Kosova është jashtë tryezës.
Zyrtarisht ka qenë Forumi i Presidentëve të Ballkanit Perëndimor. Parimi ka qenë qarkullimi i lirë i mallrave e kapitaleve”, deklaroi ish-presidenti Topi.
Ai sheh shumë diferenca nga nisma e 10 vjetëve më parë me projektin e kryeministrit Edi Rama sot, ndërsa tregon dhe qëllimin e Francës për t’i dhënë Serbisë rol parësor në Ballkanin Perëndimor.
“Unë e shoh ndryshe për shumë arsye. Gjërat janë të shtrira në planin politik, e dyta nuk ka transparencë…
Sjellja e Presidentit francez Macron qartazi ka qenë në mënyrë të diferencuar. Vizita e Macron në korrik të këtij viti në Serbi, esenca e kësaj vizite ishte rikonsiderimi i një marrëdhënie të shkëlqyer që ekziston mes Francës e Serbisë, por ajo që binte në sy ishte që Franca kishte vendosur të ngrinte një zyrë të koordinimit rajonal në Beograd dhe i jepej Serbisë roli parësor, koordinator me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Pas vitit 2008 shqiptarët kishin një zë jashtëzakonisht të fortë në rajon dhe ne ishim për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe kurrsesi Shqipëria nuk duhet të kishte rol paternalist në botë, e as në rajon për mënyrën se si do konsiderohej Kosova”, deklaroi Topi.
E-Diaspora
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova Shkoi për ta vizituar të fejuarin në Gjermani, u përball me dhunë e keqtrajtim – 17...
-
Londër
Londër: Shqiptarja zgjidhet nxënësja më e mirë për vitin 2025, ftohet nga pesë universitete botërore
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA
-
Zhdukja e 13-vjeçares Arta Hajzeraj në Gjermani, Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor