Lajme
7 veta goditen nga orteqet, njëri pëson lëndime të rënda
I lënduari rëndë ishte një skitar me snowboard, i goditur nga orteku në Piz Nair afër St.Moritz-it (Graubünden)
Një skitar me snowboard është goditur të enjten nga orteku në Piz Nair afër St.Moritz-it (Graubünden), me ç`rast ka pësuar lëndime të rënda, shkruan srf.ch. Siç bën të ditur Policia Kantonale e Graubündenit, personi në fjalë po rrëshqiste jashtë pistave të shënjuara si të sigurta, transmeton albinfo.ch. Ai është bartur rreth 400 metra nga orteku. Pastaj atë e kanë transportuar me helikopter Rega për në spital, në Chur.
Edhe zona e njohur e skijimit, Andermatt-Sedrun në kantonin Uri, është goditur sot nga një ortek i fuqishëm. Orteku ka mbuluar një pistë skish.
Kjo ka ndodhur pak pas orës 11.
Sipas Policisë Kantonale, dy persona të kapur nga orteku është arritur të shpëtohen, shkruan srf.ch. Me lëndime të lehta, ata janë transportuar me helikopter në Spitalin Kantonal të Urit. Ndërsa katër të tjerë që po ashtu janë prekur nga orteku, kanë arritur të lirohen vetë nga bora dhe kanë shpëtuar pa lëndime.
Forcat e shpëtimit vazhdojnë të jenë të mobilizuara në vendin e ngjarjes, thonë në polici, përcjell albinfo.ch. Aktualisht nuk dihet nëse mund të ketë edhe persona të tjerë të kapur nga orteku. Deri në këtë moment nuk është i shpallur i humbur asnjë person.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













