E-Diaspora
A lejohen premitë më të larta të sigurimit të makinave për drejtuesit e huaj?
Pavarësisht nga çështja e efektit të veprimeve të palës së tretë mbi të drejtat themelore, premitë më të larta për shoferët e huaj mund të jenë të lejuara, nëse ato mbështeten në vlera empirike objektive, të justifkuara dhe jo diskriminuese
Në Zvicër, disa nga ofruesit e sigurimeve u faturojnë shoferëve të huaj të automjeteve, në varësi nga prejardhja e tyre, premi më të larta. Këtu shtrohet pyetja nëse te kjo praktikë kemi të bëjmë me diskriminim të palejueshëm në kuptimin juridik ose me një dallim të ligjshëm dhe të arsyeshëm në trajtim.
Ndalimi i diskriminimit sipas nenit 8 (2) të Kushtetutës Federale thotë se askush nuk guxon të diskriminohet mbi bazë të prejardhjes, gjinisë, moshës, gjuhës, besimit fetar ose paaftësisë.
Në dritën e kësaj dispozite, praktika e sigurimeve, në shikim të parë duket si kundërkushtetuese. Por duhet të merret parasysh se të drejtat themelore, të përcaktuara në kushtetutë, sipas doktrinës mbizotëruese obligojnë vetëm shtetin gjegjësisht institucionet shtetërore ndërsa te privatët nuk kanë asnjë efekt të drejtpërdrejtë. Së këndejmi, ofruesit privatë të sigurimeve parimisht nuk kanë detyrime të drejtpërdrejta sa u përket të drejtave themelore.
Rrjedhimisht, për ata është e lejueshme që klientët potencialë t`i trajtojnë në mënyrë jo të barabartë, gjegjësisht që personave të veçantë të siguruar t`u caktojnë premi të ndryshme, në varësi nga prejardhja ose mosha.
Premitë e sigurimit llogariten në mbështetje të të ashtuquajturave “kalkulime të rrezikshmërisë”. Mbështetur në vlerat empirike, për shembull, shoferët e rinj, meshkuj, kanë një shkallë më të lartë aksidentesh se sa gratë shofere me përvojë. Te shqiptarët me qëndrim në Zvicër, grupi i rrezikshmërisë së shoferëve meshkuj të moshës së re është i mbi-përfaqësuar gjë që i bën sigurimet të kërkojnë nga ta premi më të larta.
Pavarësisht nga çështja e efektit të veprimeve të palës së tretë mbi të drejtat themelore, premitë më të larta për shoferët e huaj mund të jenë të lejuara, nëse ato mbështeten në vlera empirike objektive, të justifkuara dhe jo diskriminuese.
Kompanive të sigurimit mund t`u kërkohet nga FIMNA që premitë e tyre t`i bazojnë në rreziqe statistikisht të identifkueshme.
(RA Artan Sadiku und RA Sämi Meier)
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












