Lajme
Tetë persona humbin jetën nga stuhia në Evropën Perëndimore
Numri i të vdekurve nga një stuhi që i përfshiu Spanjën, Portugalinë dhe Francën ka shkuar në tetë të shtunën. Ky rajon po përgatitet për më shumë erëra të forta dhe reshje të mëdha të shiut.
Një grua 32 vjeçe nga Koreja Jugore vdiq të shtunën, një ditë pasi u godit në kokë nga copëzat e një ndërtese në pjesën qendrore të Madridit, njoftoi ministri rajonal i Punëve të Brendshme i këtij shteti.
Një burrë vdiq të shtunën pasi vetura e tij u vërshua nga një lumë që kishte dalë nga shtrati afër qytezës Huescar, e cila shtrihet në pjesën jugore të provincës së Granada-s.
Shërbimet emergjente në rajonin e Andaluzisë njoftuan se një burrë 68-vjeçar nga Holanda, i cili ishte zhdukur më herët, është mbytur në ujë.
Nga tetë viktimat e regjistruara deri më tash, gjashtë raste kanë ndodhur në Spanjë dhe dy të tjera në Portugali. Qarkullimi i trenave në Portugali është vështirësuar për shkak të vërshimit të hekurudhave.
Autoritetet spanjolle njoftuan se 13 fluturime janë anuluar dhe rreth 8 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji për shkak të dëmeve që era ia ka shkaktuar rrjetit elektrik.
Në anën tjetër, Zyra e Motit në Francë e ka aktivizuar alarmin me ngjyrë të portokalltë për 14 rajonet që shtrihen përgjatë bregdetit të Oqeanit Atlantik. Afër kufirit me Spanjën u regjistruan erëra me shpejtësi deri në 148 kilometra në orë, shkruan “The Guardian”, transmeton gazetaexpress.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














