Bota
Ky është ishulli i mbipopulluar, pa policë e turistë
Ishulli kolumbian është sa dy fusha futbolli, dhe aty jetojnë rreth 1200 vetë në 115 ndërtesa
Kur e sheh nga larg, është e vështirë të kuptosh se çfarë është në të vërtetë.
Ishulli i Santa Kruzit, në arkipelagun San Bernando të Kolumbisë, është një nga vendet më të populluara në botë.
Por ndryshe nga ishujt e tjerë, ky nuk është vend për turistë, pasi s’do të kishin ku të rrinin, transmeton TCH.
Të vetmit turistë vijnë nga një ishull pranë, ku ka hotele. Ata nisen me motoskaf për një vizitë kureshtare që zgjat pak orë, përcjell albinfo.ch.
Shtëpitë plot ngjyra janë ndërtuar prej shumë kohësh e janë trashëguar brenda familjeve dhe në ishull nuk ka asnjë banor që nuk ka lindur aty.
Ishulli kolumbian është sa dy fusha futbolli, dhe aty jetojnë rreth 1200 vetë në 115 ndërtesa.
Asnjë nga banorët nuk ka lindur jashtë ishullit dhe ata krenohen që nuk kanë as krime, as polici.
Ishulli u popullua nga peshkatarë që ndalonin aty për të kaluar natën. U bë ishull i preferuar për faktin që nuk kishte mushkonja.
Banorët dikur ushqeheshin shumë me mish breshkash uji, por sot i lënë të lira e konsumojnë peshk.
Ngaqë nuk ka hotel, ishulli nuk ka as turistë. Të vetmit që vizitojnë vijnë nga hoteli i një ishulli aty pranë.
Juve Nal, lindur e rritur aty, punon si udhërrëfyes. Ai tregon historinë e ishullit dhe pagesa për shërbimin është vetëm 1 dollar.
Autoritetet kolumbiane janë të shqetësuara për të ardhmen e ishullit, nga rritja e nivelit të detit e ngrohja globale. Përmbytjet janë shtuar.
Ndërsa banorët vetë janë të shqetësuar për faktin që nuk kanë më vend për të ndërtuar shtëpi.
Rrezikun nga përmbytjet banorët nuk duan ta mendojnë, sepse i bie të shpërngulen dhe është gjëja e fundit që duan.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë













