Lajme
Tetë persona vdesin në 24 orët e fundit, duke tentuar të arrijnë në Spanjë
Të paktën shtatë persona, duke përfshirë tre gra, u mbytën ndërsa përpiqeshin të kalonin Detin Mesdhe nga Maroku në Spanjë.
Anija e rojtarëve bregdetarë marokenë që mori trupat të hënën gjithashtu shpëtoi 70 të mbijetuar, përfshirë 10 gra dhe një fëmijë, të cilët u gjetën në një “gjendje shumë të dobët” dhe u transferuan në Nador, në veri të Marokut, ku ata do të merrnin kujdesin mjekësor.
Rreth 24 janë ende të humbur, pasi varka që transportonte rreth 100 migrantë u kap brenda natës, sipas OJQ-së spanjolle, Caminando Fronteras.
Ndërsa të martën policia spanjolle tërhoqi një trup nga një varkë në brigjet jugore – personi i tetë i mbytur në det në 24 orë, ndërsa përpiqej të arrinte në Spanjë.
Spanja është një pikë kryesore hyrëse për migrantët që kërkojnë një jetë më të mirë në Evropë.
Gati 25,000 njerëz kanë vdekur duke provuar të arrijnë në Evropë për arsye politike dhe ekonomike që nga fillimi i vitit 2014, përfshirë mbi 19,000 që u mbytën në Mesdhe, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Deri më tani këtë vit, më shumë se 1200 migrantë dhe refugjatë kanë vdekur ndërsa përpiqen të arrijnë në Evropë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













