Bota
Cilat janë dënimet nëse largoheni nga ushtria kineze
Nëse keni menduar të largoheni nga ushtria në këtë vend, duhet të mendoni mirë, sepse dënimet janë shumë të ashpra
Me rreth 2 milionë ushtarë në forcat e armatosura të Kinës, mund të mendoni se historia e një personi, i cili tërhiqet nga forcat ushtarake, mund të kalojë pa u vënë re.
Por, nuk ka ndodhur kështu për Zhang Moukang, një student universiteti nga krahina jugore e vendit.
Një histori e postuar për lirinë e njerëzve në ushtri tregon dënimin që ai ka marrë, pasi nuk donte të shërbente më.
Ai është përballur me tetë dënime gjithsej që përfshijnë një ndalim dyvjeçar të udhëtimeve të huaja; udhëtimin brenda Kinës nëpërmjet aeroportit, trenat me distanca të gjata ose autobusët; blerja e pasurive të paluajtshme; marrja e huave ose e sigurimit; hapja e një biznesi dhe regjistrimi ose studimi në kolegj ose shkollë të mesme, transmeton Scan.
Zhang, për të cilin nuk iu dha asnjë afat, nuk do të lejohet të marrë një punë qeveritare, as si një punëtor i përkohshëm. Dhe, kjo përfshin çdo ndërmarrje qeveritare në një vend, ku një pjesë e madhe e industrisë është e drejtuar nga shteti, përcjell albinfo.ch.
Do të ketë gjithashtu një kosto financiare, një gjobë prej 4,000 dollarësh plus rimbursimin e ushtrisë prej 3,750 dollarësh për shpenzimet e bëra gjatë kohës së tij të shkurtër si ushtar, duke përfshirë “një ekzaminim politik”, ekzaminimin e tij mjekësor, shpenzimet e udhëtimit dhe të jetesës, si dhe shtratin dhe veshjen.
Çështja e Zhang mund të jetë e rrallë, por nuk është unike. Një kërkim i CNN në mediat kineze zbuloi të paktën disa dhjetëra raste të ish-ushtarëve që u emëruan dhe u turpëruan gjatë viteve të fundit dhe dënimet janë të parashikuara në ligjin kinez.
Pekini mund të jetë duke e përdorur rastin për të bërë një shembull nga ai dhe për ta bërë publike atë, në atë mënyrë që të arrijë një shoqëri më të gjerë.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë













