Bota
Brexit po vjen, reagime nga ekonomia gjermane
Ekonomia gjermane kërkon një marrëveshje të shpejtë të tregtisë së lirë me britanikët
Pas fitores së thellë të konservatorëve në zgjedhjet parlamentare në Britaninë e Madhe, Brexiti i rregulluar konsiderohet një çështje e mbyllur. Ekonomia gjermane ka shpresa, por edhe disa dyshime.
Ekonomia gjermane kërkon një marrëveshje të shpejtë të tregtisë së lirë me britanikët pas fitores së qartë të Partisë Konservatore, Tory të Boris Johnson, në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Shpresat e ekonomisë gjermane qëndrojnë te dhënia fund e pasigurisë pas dramës disavjeçare të Brexit dhe dalja me marrëveshje e Britanisë së Madhe nga BE-ja. “Tani BE dhe Britania e Madhe duhet të punojnë me intensitet për një marrëveshje të tregtisë së lirë”, tha kreu i “Shoqatës së Makinerive dhe Konstrukteve Teknike”, (VDMA), Thilo Brodtmann. “Nëse kjo nuk ka sukses, fillojnë sërish diskutimet për një Brexit të ashpër dhe pasiguritë që lidhen me të në fund të vitit 2020. Kjo duhet të mënjanohet patjetër.”
Edhe Shoqata e Industrisë Gjermane, BDI, e përshëndeti rezultatin e qartë të zgjedhjeve në Britaninë e Madhe. “Mjegulla politike në Londër po shpërhapet”, tha kreu i BDI-së, Joachim Lang. Sigurisht që asnjë sipërmarrje në Britaninë e Madhe nuk e do Brexitin. “Megjithatë, sipërmarrjet tona marrin frymë lirisht, që më në fund ka një mandat për pranimin e marrëveshjes së daljes nga BE-ja”. Sipas kreut të Industrisë Gjermane, Lang kërkohet një kurs i qartë i qeverisë gjermane, se si do të jetë marrëdhënia e ardhshme me BE-në. Nëse këto negociata nuk marrin fund shpejt, kërcënon një Brexit pa marrëveshje në një afat tjetër.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













