Shqipëria
Hetimet për tërmetin, 4 nga 9 të kërkuarit arratisen në Itali
2 ndërtues e 1 inxhinier kërkohen në Tiranë
Katër nga 9 personat e shpallur në kërkim nga policia si përgjegjës për humbjen e jetëve në tërmetin e 26 nëntorit janë larguar drejt Italisë, sapo kanë mësuar se do të kërkohej arrestimi i tyre.
Policia u ka bërë një kërkesë autoriteteve italiane për të bërë të mundur lokalizimin dhe ekstradimin e tyre drejt Shqipërisë, ku më tutje do të hetohen mbi përgjegjësinë e tyre në lidhje me ndërtesat që u shembën prej tërmetit të 26 nëntorit.
Ndërkohë në Tiranë policia ka nisur operacione për të kapur tre prej të kërkuarve të tjerë. 2 ndërtues dhe 1 inxhinier janë lokalizuar në Tiranë dhe po punohet për kapjen e tyre.
Personat e shpallur në kërkim:
1.Arben Qato, pronar i Vila Palma,
2. Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos),
3. Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit,
4. Artemis Malko, punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit,
5. Artur Cela, ish-drejtori i INUV,
6. Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës,
7. Artur Terziu, pronari i ‘Bar Barons’,
8-9. Dy ndërtuesit e banesës së familjes Lala në Kënetë.
Hetimet pas tërmetit pritet të sjellin të arrestuar edhe për viktimat e Thumanës. Burime të Report tv nga Prokuroria e Krujës bëjnë me dije se janë shënjestruar disa persona si përgjegjës, mes tyre edhe funksionarë publikë.
Prokuroria e Durrësit lëshoi mbrëmjen e së premtes 18 fletarrestime për zyrtarë, ndërtues, inxhinierë dhe specialistë. Nga veprimet e hetimore ka rezultuar se dëmtimet, shembjet e këtyre godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit. Nga aksioni i policisë u vunë në pranga 9 persona, ndërsa 9 të tjerë vijojnë të jenë në kërkim. Ndaj tyre rëndon edhe akuza e vrasjes me dashje në mënyrë indirekte.
Të arrestuar:
1-Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
2-Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
3-Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6-katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i vepres penale “Vrasja me dashje”.
5-Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.
7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në mënyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.
8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës.
9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshaur si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












