Bota
1 i vdekur e 25 të plagosur nga një shpërthim në Gjermani
Një person u gjet i vdekur në ndërtesën e banimit
Të paktën një person ka vdekur dhe 25 të tjerë janë plagosur në shpërthimin që ndodhi në qytetin lindor gjerman Blankenburg.
Zëdhënësi i policisë tha për agjencinë gjermane të lajmeve DPA se një person u gjet i vdekur në ndërtesën e banimit ku ndodhi shpërthimi.
Më herët, policia e Magdeburgut përmes Twitterit tha se të paktën 25 persona u plagosën nga shpërthimi, ku disa prej tyre janë në gjendje kritike.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 08:55 mëngjesin e sotëm, sipas kohës lokale, në një nga banesat e një ndërtese 5-katëshe në rrugën “Bertolt Brecht”, përcjell albinfo.ch.
Shkaku i shpërthimit ende mbetet i panjohur.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












