CH-Ballkani
Gjuha shqipe nuk po respektohet në Mal të Zi
Nga KKSH theksuan edhe nevojën e themelimit të një zyreje për përkthime nga gjuha malazeze në atë shqipe
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Komunën e Tuzit dje zhvilloi një takim me ekspertët e Këshillit të Evropës, të cilët monitorojnë zbatimin e Konventës kuadër për mbrojtjen e gjuhëve të minoriteteve dhe pakicave kombëtare në Malin e Zi.
Siç thuhet në komunikatë të kryetarit të KKSH-së, Faik Nika, në këtë takim raportuan për gjendjen aktuale të respektimit ose jo të dygjuhësisë në Mal të Zi, në ato komuna dhe institucione qendrore që parasheh ligji dhe konventa, përcjell portali Malësia.
“Me fakte dëshmuam për rastet e mosrespektimit të dygjuhësisë, sidomos në sinjalistikën rrugore, orientuese dhe toponiminë në zonat ku shqiptarët përbëjnë një numër të konsiderueshëm të popullatës, me theks të veçantë në komunat si Plava, Gucia, Tivari e Rozhaja, por gjithashtu, vlen të përmendet edhe raportimi i rasteve pozitive. Po ashtu, raportuam edhe për problematikën e gabimeve në përkthimet e teksteve shkollore, emrat e personazheve ilustrues në tekste dhe toponiminë, po në këto tekste”, deklaroi Nika.
- Kreu i KKSH-së, në këtë takim theksoi se sa i përket arsimit, shqiptarët duhet të kenë përfaqësuesin e vet në Këshillin Kombëtar për Arsim të Malit të Zi, i cili duhet të propozohet nga Këshilli Kombëtar. Nga KKSH theksuan edhe nevojën e themelimit të një zyreje për përkthime nga gjuha malazeze në atë shqipe dhe anasjelltas, të dokumenteve zyrtare, ligjeve, vendimeve, raporteve, përfundimeve etj., që miratohen nga organet e ndryshme vendimmarrëse. Kjo zyrë duhet të themelohet sa më parë dhe propozojnë që funksionimi i saj të mbulohet nga Qeveria e Malit të Zi. Siç kumtohet, Këshilli Kombëtar edhe në të ardhmen do të raportojë me korrektësi për gjendjen e përdorimit të gjuhës shqipe aty ku e parasheh ligji dhe, po ashtu, me fakte do të bëjë vërejtjet e nevojshme në raportet përkatëse.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani

Zgjaten pritjet në Jarinje, më pak pritje në pikat tjera
- Komandanti për zvogëlimin e pranisë së KFOR-it në Kosovë: Rikthehet nëse e kërkojnë zhvillimet
- Kurti për bisedimet me LDK-në: Ekziston interesimi, vullneti dhe gatishmëria, javën e ardhshme merret vesh gjithçka
- Bllokimi i lëvizjes në kufirin Mali i Zi-Kroaci: Banorët e zonës hapin dyert e shtëpive për qytetarët në pritje
E-Diaspora
-
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin Presidenti i Shqipërisë mori pjesë në manifestimin tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare - Vuthaj... -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor












