Kosova
Këto janë dy pozitat për çka nuk po mund të pajtohen Albin Kurti me Isa Mustafën
VV dhe LDK nuk po munden të arrijnë koalicionin qeverisës
Pazaret politike dhe ndarja e pushtetit mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po bëjnë që të dy partitë të mos arrijnë koalicionin qeverisës mes tyre.
Pika më e nxehtë dhe ajo kryesore vazhdon të mbetet pozita e Presidentit, pozitë kjo që tani është kusht nga ana e LDK-së për arritjen e koalicionit me VV-në.
Por, nga Vetëvendosje nuk po pranojnë që pozita e Presidentit të negociohet dhe të futet si marrëveshje koalicioni mes dy partive, madje kanë thënë se mund të shkojnë në zgjedhje të reja, por të mos flasin për këtë pozitë, shkruan Gazeta Metro.
Ndërkaq, nga ana e LDK-së kanë thënë se pozita e Presidentit duhet të diskutohet tani, zyrtarët e kësaj partie kanë thënë se kjo pozitë u takon atyre dhe tanimë është futur si pjesë e marrëveshjes, përcjell Albinfo.ch.
Në këtë pozitë do të vijë lideri i kësaj partie, Isa Mustafa, si pasues i Hashim Thaçit në vitin 2021, këtë e kanë konfirmuar edhe dy nënkryetarët e partisë, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu, gjatë prononcimeve nëpër media.
Kujtojmë se as pas dy muaje, VV dhe LDK nuk po munden të arrijnë koalicionin qeverisës për formimin e Qeverisë së re, kjo për shkak të pozitës së Presidentit dhe ndarjes së ministrive.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













