Futboll
Behrami, i gatshëm t’i kthehet futbollit në Itali
Behrami insiston se ende ka dëshirë të madhe për të luajtur
Mesfushori Valon Behrami është i vendosur t’i kthehet futbollit dhe në janar të vitit të ardhshëm pritet ta vazhdojë karrierën në Itali. Në një intervistë për mediumet italiane, Behrami ka thënë se nuk ka rëndësi nëse do të luajë në Serie A apo B.
E rëndësishme për të është që të jetë pjesë e një klubi me projekt serioz. Aktualisht, është futbollist i lirë, pasi muaj më parë ka shkëputur kontratën me ekipin nga Zvicra, Sion. Për Sionin këtë edicion ka regjistruar vetëm pesë paraqitje. 34-vjeçari ka pranuar se ka oferta jo vetëm nga ekipet italiane. Megjithatë, është i vendosur për të vazhduar karrierën në Itali, shtet ku edhe do ta mbyllë atë për shkak të vajzave të tij që gjenden në qytetin e Bergamos.
Behrami insiston se ende ka dëshirë të madhe për të luajtur dhe thotë se nga Sioni u largua pasi ekipi zviceran nuk mbajti premtimet që i kishte dhënë.
“Vetëm për këtë arsye, pavarësisht se kisha një pagë të mirë dhe kontratë dyvjeçare, e përfundova kapitullin te Sioni. Dua të ndihem i gjallë dhe të shijoj sërish futbollin. Do të filloj sërish, por dua një klub me infrastrukturë të mirë, ku mund të stërvitem dhe të djersitem ashtu siç kam dëshirë”, është shprehur Behrami, në intervistën e dhënë për “Tuttomercatoweb” të hënën.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












