Lajme
Kush i kontrollon më shumë të dhënat, ku renditet Zvicra
Me 11 pikë nga 25, Irlanda dhe Portugalia janë vendet më pak të mbikëqyrura. Ato ndiqen nga Qipro, Britania e Madhe, Rumania dhe Zvicra (12 pikë)
Nga foto në pasaportë, te llogaria në bankë, rritja e mbledhjes së të dhënave biometrike është eksponenciale dhe ngjall shqetësime nëse do të përhapet.
Nga analiza e Comparitech, vendet ku mbikëqyrja është më e përhapur janë Kina, Malajzia, Pakistani, SHBA dhe India, Indonezia, Filipinet e Tajvani.
Comparitech realizoi një analizë të hollësishme të mbledhjes, ruajtjes dhe përdorimit të të dhënave biometrike në 50 vende në botë. Më poshtë janë disa nga rezultatet kryesore:
Shumë vende mbledhin të dhëna biometrike mbi udhëtarët, shpesh nëpërmjet vizave dhe kontrolleve në aeroporte.
Secili prej 50 vendeve të analizuara nga Comparitech i përdor të dhënat biometrike për llogaritë bankare, për shembull gjurmët dixhitale për të pasur akses tek aplikacionet apo të konfirmuar identitetin brenda vetë bankës.
Pavarësisht se shumë vende i cilësojnë të dhënat biometrike të ndjeshme, rritja e tyre është pranuar gjerësisht.
Videokamerat për njohjen e fytyrës përdoren në shumë vende ose janë në fazë prove.
Shumë vende europiane kanë rezultate më të mira krahasuar me vendet joeuropiane, për shkak të rregullores së GDPR, që mbron përdorimin e biometrisë në vendet e punës.
Vendet më të mbikëqyrura
Në krye të klasifikimit është Kina (24 pikë nga 25), ndjekur nga Malajzia dhe Pakistani (21), SHBA (20) dhe India, Indonezia, Filipinet dhe Tajvani (19). Në veçanti, Kina ka një databazë biometrike kombëtare që përfshin edhe ADN-në. Përdorimi i videokamerave është mjaft i përhapur (100 instalime për 1000 banorë në metropole). Kina ka përfshirë edhe njohjen e fytyrës për çdo përdorues që blen një numër të ri telefoni. Kompanitë mund të monitorojnë edhe valët e trurit të punonjësve për të përmirësuar produktivitetin, transmeton Monitor.
Vendet më virtuoze, Irlanda dhe Portugalia
Me 11 pikë nga 25, Irlanda dhe Portugalia janë vendet më pak të mbikëqyrura. Ato ndiqen nga Qipro, Britania e Madhe, Rumania dhe Zvicra (12 pikë), përcjell albinfo.ch.
Irlanda ka vetëm një databazë të vogël ku përfshihen personat me precedentë kriminalë dhe ruan të dhënat biometrike në vendin e punës. Në Portugali, databazat biometrike janë të ndaluara.
Vendet evropiane të mbrojtura nga GDPR
Në krye të renditjes së vendeve me një menaxhim më të mirë të të dhënave biometrike nuk shfaqet asnjë vend evropian. Në vend të parë është Estonia (18/25). Këto rezultate të ulëta i atribuohen General Data Protection Regulation (GDPR) dhe rregullimit të saj në fushën biometrike, veçanërisht në vendin e punës.
Të gjithë vendet evropiane kanë një rezultat të barabartë ose më të ulët se tre në përdorimin e kamerave CCTV. Disa vende e zbatojnë njohjen e fytyrës vetëm në fusha të caktuara dhe për ngjarje specifike. Në vitin 2020 do të zbatohen në Europë Entry/Exit System, si pjesë e Traktatit të Schengen. Dhe në këtë mënyrë do të krijohet një databazë e gjerë biometrike për 28 vende që do të kenë akses në të.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













