Futboll
Bernard Berisha mund ta vazhdojë kontratën me Akhmat Groznin
Ish-lojtari i Besës së Pejës dhe Skënderbeut ka fituar zemrat drejtuesve të klubit rus
Bernard Berisha do të vazhdojë të jetë pjesë e Akhmat Groznit edhe për tre vjet të tjera.
Ish-lojtari i Besës së Pejës dhe Skënderbeut ka fituar zemrat drejtuesve të klubit rus, të cilët duan të vazhdojnë kontratën sërish me 28-vjeçarin.
Vetë drejtori i klubit të Akhmat Groznit, Akmet Aidarimov, konfirmon për mediat se lojtari i Kosovës dhe klubi rus kanë arritur marrëveshje paraprake për të rinovuar kontratën edhe për tre vjet të tjera.
‘’Në një të ardhme të afërt, kontrata me Bernard Berishën do të rinovohet. Kemi arritur një marrëveshje për të nënshkruar edhe për tre vjet”, ka thënë ai për Sport24.
Berisha është pjesë e kampionatit rus tash e tre vjet, duke luajtur fillimisht për Anzhin, pastaj për Akhmat Groznin, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim











