Maqedonia
Ikin punëtorët, s’ka më për 10 euro në ditë
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, në vitin 2018 nga Maqedonia e Veriut kanë emigruar mbi 12% e popullsisë
Të rinjtë braktisin vendin (Maqedoninë Veriore) për shkak të nënçmimit që u bëhet gjatë kërkimit të një vendi pune.
Të posadiplomuarve nuk u jepet një ofertë e denjë pune krahas nivelit të arsimimit dhe kjo është arsyeja kryesore që ata heqin dorë nga familja dhe ua mësyjnë shteteve të Perëndimit.
Ky është vlerësimi i hulumtimit të bërë nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis”, transmeton Alsat. Studiuesi për ndryshime demografike në Ballkanin Perëndimor, Nikica Kolar, tha se në Maqedoninë e Veriut nuk ka më punëtorë, të cilët punojnë për 10 euro në ditë, jo vetëm punë fizike, por qoftë edhe punë zyrash nëpër firmat private, përcjell albinfo.ch.
“Të rinjtë më së tepërmi ikin nga vendlindja e tyre sepse nuk mund të gjejnë punën konform nivelit të arsimimit të tyre… Kur Maqedonia të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, në dy vjetët e para do të ikin shumë të rinj nga këtu. Kjo i ka ndodhur Estonisë, Sllovenisë dhe Kroacisë. Në Kroaci në 5 vjetët e para pas anëtarësimit kanë emigruar mbi 200 mijë persona, shumica prej tyre të rinj”, deklaroi Kolar.
Nga ky institut thonë se jo vetëm të papunët braktisin vendin. Jelka Klemenc thotë se korrupsioni në institucionet publike dhe mobingu nga të punësuarve në sektorin privat janë ndër faktorët kryesorë që shkaktojnë eksod të kuadrove profesionale dhe kështu vendet si Gjermania, Austria dhe të tjera marrin të gatshëm të punësuar të kualifikuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Unë mendoj se mobingu ndaj të punësuarve është faktori kryesorë që nuk duhet të anashkalohet. Ky faktor ndërmjet kuadrove profesionale ka bërë që të rinjtë e rajonit u drejtohen vendeve të BE-së. Debati i sotshëm vuri theksin në raportet e të punësuarve në sektorin publik dhe privat, të cilët heqin dorë nga vendet e punës dhe priten krahëhapur në shtetet Perëndimore”, theksoi Klemenc.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, në vitin 2018 nga Maqedonia e Veriut kanë emigruar mbi 12% e popullsisë. Kjo shifër është konstante në dekadën e fundit, duke llogaritur shpërnguljen jashtë vendit nga 2.082 banorë për çdo milion të popullsisë.
Studimi i tyre tregon se vendi ynë ka numrin më të lartë të papunësisë në rajon me 21,55%, kurse mosha mesatare e emigrimit është 35 vjeçe.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Në Zvicër u mblodhën mbi 37 mijë euro në edicionin e 6-të të ngjarjes filantropike Save a Life! Çmimi “Champion for Mother and Children” iu dhurua z. Sevdail Tahiri, si mbështetës i madh i...
-
Zvicër: Kjo anije është rezervuar për shqiptarët
-
Prezantohet në Vjenë platforma “Made in Kosova“
-
Shaqiri lë pas dëmtimin, i gatshëm për Evropianin
-
“Alba Festival” mbahet në zemër të Cyrihut me “Line Up-in” më të mirë ndonjëherë
Jeta në Austri
-
Prezantohet në Vjenë platforma “Made in Kosova“ Vjenë: U bë degustimi i verërave nga Kosova...
-
Austri: Të paktën 300 kocka vigane janë gjetur në një bodrum shtëpie
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve më të fundit të ditës së sotme
-
Austria po përballet me mungesë të madhe të punëtorëve të kualifikuar
-
Boksieri Bernardin Jakaj, i gatshëm për meçin e së shtunës në Vjenë