Lajme
Eno Peçi ,i fascinuar me profesionalizmin e balerinëve, i tmerruar me kushtet ku punojnë
Premiera e shfaqjes së balerinit dhe koreografit të njohur Eno Peçi “Exil” do të shpaloset nesër, dhe për të folur rreth saj sot është mbajtur një konferencë për medie në ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës, shkruan KultPlus.

Situata socio-ekonomike në vendin tonë është mjaft e rënduar dhe kohët e fundit kemi qenë dëshmitarë të braktisjeve të mëdha të vendit, kryesisht nga të rinjtë, dhe me synimin e njëjtë, një perspektivë në vendet e tjera.
Dukuritë negative u kanë shërbyer artistëve për t’i përdorur në veprat e tyre artistike, në mënyrë që t’i sensibilizojnë njerëzit që të përballen me problemet deri në zgjidhjen e tyre.
Në skenën e Teatrit Kombëtar së fundmi ka zbarkuar balerini dhe koreografi i njohur nga Shqipëria Eno Peçi, i cili ka kohë që jeton dhe vepron në Vjenë, ndërsa lëviz nëpër teatrot më të njohura botërore me shfaqjet e tij.
Në konferencën e sotme përveç Peçit ishin prezentë edhe tre balerinë, të cilët folën para audiencës për shfaqjen dhe bashkëpunimin me koreografin Peçi.
Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të BKK-së, Kreshnik Musolli, hapi konferencën, duke dhënë disa detaje për shfaqjen, teksa falënderoi bashkëpunëtorët për realizimin e “Exilit”. Pastaj prezantoi autorin Peçi, i cili e tregoi në pika të shkurtra historinë e shfaqjes.
“Shfaqja quhet ‘Exil’, dhe historia bazohet në vitet ’97 dhe ‘98 në ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri. Por kjo nuk është autobiografia ime.
Janë dy familje të ndryshme me probleme për shkak të situatës socio-politike, janë shqetësimet dhe përpjekjet për t’i dërguar fëmijët diku tjetër, ku kanë një të ardhme më të mirë”, shpjegoi ai.
“Bashkëpunimi me balerinët kosovarë ka qenë fantastik, për ftesën që më bëri Teatri unë zgjodha “Exilin”, sepse është diçka që u përket të gjithë shqiptarëve anembanë botës, pavarësisht se unë për bazë kam marrë vitet ’97 dhe ‘98, periudha kur kam lënë Shqipërinë. Prandaj mendova se kjo pjesë do t’i përshtatet shumë Baletit të Kosovës”, tha ai.
Duke folur për kualitetin e shfaqjes, ai u shpreh se kanë punuar aq shumë, saqë s’mund të merret me mend.
“Kemi punuar nga mëngjesi në darkë duke bërë një punë të jashtëzakonshme dhe të përkushtuar. Unë lëviz nëpër shumë teatro nëpër botë, por jam mahnitur nga puna e këtyre balerinëve dhe nga ky proces ata kanë arritur një kualitet që krahasohet padiskutim me teatrot tjera të botës dhe me kënaqësi do të merrja edhe një ofertë tjetër për të bashkëpunuar me këta balerinë”, tha ai.
I pyetur për kushtet në të cilat kanë bërë prova dhe kanë punuar, ai shprehu indinjatën e tij.
“Kushtet janë të mjerueshme, dhe është vështirë të punohet kështu. Si balerinë ne duhet të ushtrohemi gjatë tërë ditës, e kemi procesin e punës sonë që është mjaft i komplikuar dhe kushtet e mira janë të domosdoshme për një balerin”, potencoi ai, duke marrë shembull një rast kur balerinët ishin veshur me xhupa për shkak të ftohtit të madh që mbretëronte në teatër, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbrëmje informative për nxënësit shqiptarë në Zvicër Në kuadër të mbështetjes për të rinjtë shqiptarë në Zvicër, do të organizohet një mbrëmje informative...
-
Lozanë: Shqipëria në qendër të vëmendjes në Festivalin Universal të EHL
-
Dietikon: Kosovari vdes pas sulmit me thikë – Arrestohet një ugandas
-
Rrugëtimi i Arlindës drejt suksesit në Zvicër
-
Rrahje masive mes kroatëve e shqiptarëve në Zagreb, ka të plagosur
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake planifikon reformën e pensioneve: 63 është mosha e re e pensionimit të parakohshëm Sistemi i pensioneve të Austrisë është vendosur për reforma të rëndësishme duke filluar nga viti i...
-
Papunësia në Austri rritet për 7.3%, me 392.600 punëkërkues
-
Austri: Paketa e re tatimore, masa për konsolidimin e buxhetit dhe lehtësime për qytetarët
-
Austri: Reforma e pensioneve parasheh ndryshime të mëdha
-
Kompromiset që duhet të bëni në Austri kur blini ose merrni me qira një shtëpi