Tematike
PISA: Zvicra, në vendin e 11-të në matematikë, e dobët në lexim
Në lëndën e matematikës, Zvicra me 515 pikë ndodhet për 26 pikë mbi mesataren e OECD-së
Nxënësit zviceranë janë “top” sa u përket rezultateve në matematikë, mbimesatarë në shkencat natyrore ndërsa të dobët në lexim. Këtë gjendje e ka konstatuar studimi i Pisa-s për vitin 2018, të cilin e ka publikuar sot OECD, thuhet në një komunikatë të autoriteteve të arsimit të Zvicrës.
Në lëndën e matematikës, Zvicra me 515 pikë ndodhet për 26 pikë mbi mesataren e OECD-së, transmeton albinfo.ch. Ndryshe, ky numër pikësh i ka siguruar Zvicrës vendin e 11-të në mesin e 79 vendeve sa kanë marrë pjesë në këtë vlerësim.
Në fushën e shkencave natyrore, nxënësit zviceranë janë vlerësuar pak mbi mesatare, duke zënë kështu vendin e 23-të. Ndërkaq, të rinjtë zviceranë që janë bërë pjesë e këtij studimi, më së keqi janë ndarë sa i përket aftësisë së leximit, ku ata u plasuan në vendin e 28-të. Kjo pozitë është rreth mesit të listës dhe të cilësisë.
Në studimin e Pisa-s për vitin 2018 kanë marrë pjesë rreth 6000 nxënës të lindur në vitin 2012.
Ndërkohë, Federata e Mësuesve të Zvicrës LCH këto rezultate i quan pjesërisht brengosëse. Dhe kjo ka të bëjë kryesisht me rezultatet jo të mira në lexim, përcjell albinfo.ch. Sipas LCH, mesatarisht vetëm një në dhjetë nxënës zviceranë, pjesëmarrës në këtë studim kanë mundur të bëjnë dallimin në mes të fakteve dhe mendimit (opinionit). Kjo gjendje, në epokën e “Fake News” është për shqetësim. Prandaj LCH kërkon më tepër kohë dhe angazhim për t`i pajisur nxënësit me njohuri rreth mediave.
Siç është shkruar tashmë, Kosova është në vendin e 76-të nga gjithsej 78 vendet pjesëmarrëse, derisa Shqipëria ndodhet në vendin e 62-të.
Vendin e parë e mban Estonia, e pasuar nga Kanada dhe Finlanda.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













