Lajme
Hapet Konsullata e Kosovës në Dyseldorf
Është bërë e ditur se mbrëmë (28 Nëntor 2019) është hapur Konsulata e Kosovës në Düssledorf.
Në këtë përurim të hapjes ishin të pranishëm edhe minstri i Jashtëm Behgjet Pacolli, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Kosovës, Elmi Reçica, minsitri i Brendshëm i Kosovës, Ekrem Mustafa, ambasadori Beqë Cufaj, përfaqësues të korit diplomatik në Düsseldorf si dhe shumë përfaqësues të diasporës dhe biznesit shqiptar në Gjermani, shkruan DW.
Interesimi për hapjen ishte shumë i madh, pasi që në landin e Renanisë Veriore Vestfalisë jetojnë shumë shtetas të Kosovës.
Kosuli i përgjithshëm, Arjan Kashtanjeva, premtoi shërbime të shpejta dhe zgjidhje të problemeve me dokumentacionin. Ndërsa ministri Pacolli falënderoi shtetin gjerman dhe të gjithë korin diplomatik për mbështetje. Një prej temave ishte edhe tërmeti i tmerrshëm në Shqipëri dhe mundësitë për ndihma, përcjell albinfo.ch.


Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” -
Dr. Hekuran Bytyçi, një mjek nga Kosova, me pozitë udhëheqëse në Lugano -
Violinistja shqiptare Uendi Reka ngjitet në skenën e festivalit prestigjioz Carniarmonie në Itali -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median














