Shqipëria
Historia tragjike: Dy djemtë erdhën tri ditë më parë nga diaspora
Tragjedia në familjen Çupi është e madhe
“Dy djemtë kishin vetëm 3 ditë që kishin ardhur nga emigrimi, për të vizituar në Thumanë prindërit”. Kështu deklaron e afërmja e familjes Çupi, nga të cilët vetëm një pjesëtar mbeti i gjallë nga tërmeti shkatërrues në Thumanë.
Në një prononcim për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Erjola Jata, e afërmja, tha se familja Çupi jetonte në pallatin 6-katësh prej 20 vjetësh, përcjell albinfo.ch.
“Nën rrënoja ndodheshin 3 anëtarë të një familje. Vetëm njëri nga djemtë e Hajredinit shpëtoi, tjetri vdiq. Prej 20 vjetësh jetonin në këtë pallat. E gjithë familja ka qenë në banesë, jetonin në katin e tretë. Në tërmetin e datës 21 shtator kanë pasur dëmtime të vogla. Plasaritje të vogla ka pasur. S’kanë pasur anën financiare të lëviznin nga ky pallat. Hajredini ka qenë pensionist, ndërsa gruaja e papunë. Djemtë kishin 3 ditë që kishin ardhur në Thumanë, njëri ishte emigrant në Greqi dhe tjetri në Angli”, tha afërmja e kësaj familje fatkeqe.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












